Berisha sheh atë që nuk e shohin të tjerët: Një energji e re [e PD-së] ka pushtuar mendjen e shqiptarëve

Sondazhet dhe një klimë e përgjithshme flasin për një humbje të Berishës më 23 qershor, por ky i fundit ka një mendim tjetër. Ai ka qenë në Elbasan, dhe në një takim me gazetarët lokalë, në stilin e tij me superlativa, thotë: “PD-ja këtë pranverë ka bërë fushatën më të shkëlqyer të memories sime, por ju mund të bëni një verifikim në arkiva dhe nuk do të gjeni dot një fushatë kaq madhështore, e cila ka befasuar shumë analistë, shumë gazetarë (cilët analistë e gazetarë? Re.Pu.). Kjo nuk është fushata më madhështore sa i përket pjesëmarrjes, por është një optimizëm i madh, sepse njerëzit mbushin me dëshirë (pse duhet theksuar kjo frazë “me dëshirë”? Re.Pu.) sheshet muaj para datës së votimit dhe kjo do të thotë që një energji e brendshme po vërshon në zemrën dhe mendjen e shqiptarëve.”
Re.Pu.
Comments
Konstatimin e Berishes, se
<p>Konstatimin e Berishes, se fushata e tij ka befasuar shume analiste, e konfirmon Respublica vete: Ne kollonen e lajmeve te Respublica-s aktualisht ka 5 lajme qe merren krejtesisht ose kryesisht me Berishen, dhe asnje qe merret me Ramen. Vemendjen qe i kushton Respublica Berishes e shpjegoj me paaftesine ose mosvullnetin e Respublica-s per t'iu perkushtuar fushates folkloristike se Rames. Sjellja e gazetareve te Respublica-s me fenomenet Berisha e Rama po me ngjason me ate te disa basaxhinjve qe kane vene bast mbi kalin e Rames, te cilin e kane pare prej muajsh si ne avantazh, dhe tani kur ky kale duhet te mbaje edhe barren e rende te Ilir Metes, bastaxhinjte po i bertasin kalit te Berishes sa i paafte eshte per te fituar. A ia ka bere Respublica kete pyetje vetes: Po sikur te fitoje Berisha me verte?!</p>
In fact when someone doesn't
In fact when someone doesn't know afterward its up to other people that they will assist, so here it happens.
Add new comment