Berisha sheh atë që nuk e shohin të tjerët: Një energji e re [e PD-së] ka pushtuar mendjen e shqiptarëve

Postuar në 26 Maj, 2013 08:06

Sondazhet dhe një klimë e përgjithshme flasin për një humbje të Berishës më 23 qershor, por ky i fundit ka një mendim tjetër. Ai ka qenë në Elbasan, dhe në një takim me gazetarët lokalë, në stilin e tij me superlativa, thotë: “PD-ja këtë pranverë ka bërë fushatën më të shkëlqyer të memories sime, por ju mund të bëni një verifikim në arkiva dhe nuk do të gjeni dot një fushatë kaq madhështore, e cila ka befasuar shumë analistë, shumë gazetarë (cilët analistë e gazetarë? Re.Pu.).  Kjo nuk është fushata më madhështore sa i përket pjesëmarrjes, por është një optimizëm i madh, sepse njerëzit mbushin me dëshirë (pse duhet theksuar kjo frazë “me dëshirë”? Re.Pu.) sheshet muaj para datës së votimit dhe kjo do të thotë që një energji e brendshme po vërshon në zemrën dhe mendjen e shqiptarëve.”

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Alpinisti (not verified) on

<p>Konstatimin e Berishes, se fushata e tij ka befasuar shume analiste, e konfirmon Respublica vete: Ne kollonen e lajmeve te Respublica-s aktualisht ka 5 lajme qe merren krejtesisht ose kryesisht me Berishen, dhe asnje qe merret me Ramen. Vemendjen qe i kushton Respublica Berishes e shpjegoj me paaftesine ose mosvullnetin e Respublica-s per t&#39;iu perkushtuar fushates folkloristike se Rames. Sjellja e gazetareve te Respublica-s me fenomenet Berisha e Rama po me ngjason me ate te disa basaxhinjve qe kane vene bast mbi kalin e Rames, te cilin e kane pare prej muajsh si ne avantazh, dhe tani kur ky kale duhet te mbaje edhe barren e rende te Ilir Metes, bastaxhinjte po i bertasin kalit te Berishes sa i paafte eshte per te fituar. A ia ka bere Respublica kete pyetje vetes: Po sikur te fitoje Berisha me verte?!</p>

Submitted by payday loans (not verified) on

In fact when someone doesn't know afterward its up to other people that they will assist, so here it happens.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.