Zgjedhjet administrative në Itali. “Fiton e majta dhe Grillo përgjysmohet” – thotë Instituti Piepoli

Postuar në 27 Maj, 2013 11:15

Dje dhe sot, në Itali janë mbajtur zgjedhjet administrative në qindra komuna, por vëmendjen e ka tërhequr zgjedhja e kryebashkiakut të Romës. Sot në orën 15.00 u mbyllën qendrat e votimit, dhe sipas sondazheve të tipit exit poll (intervistohen zgjedhësit në momentin që dalin nga qendra e votimit), është në avantazh të qartë e majta. Është rezultat disi i befasishëm, pasi e majta këto muaj është trajtuar si një parti në krizë të thellë pas disfatës në zgjedhjet parlamentare. Kryetari aktual, Alemmano, i mbështetur nga partia e Berlusconit, është mbi 10 pikë mbrapa. Ndërsa humbësi i madh i këtyre zgjedhjeve (gjithnjë, sipas exit poll-eve) është Beppe Grillo, kandidati i të cilit në Romë ka marrë më pak se gjysmën  e votave që lëvizja Pesë Yjet mori në zgjedhjet parlamentare. Sipas shumë mbështetësve të kësaj lëvizjeje, kjo rënie vjen edhe prej faktit që Grillo ka bojkotuar mediat tradicionale. Por me siguri, kanë ndikuar dhe faktorë të tjerë, mes të cilëve edhe politika e Grillos gjatë këtyre muajve që të tijtë kanë qenë në parlament.

Një fakt kureshtar: Televizioni RAI ka pajtuar për të bërë sondazhet Institutin Piepoli, pikërisht atë institut që ka pajtuar dhe televizioni ynë Vizion Plus. Të gjitha gazetat italiane u referohen të dhënave të këtij instituti.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Tamam ashtu si duhet per gjendjen e italianve.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.