Ushtria elektronike Siriane godet sistematikisht portalet e informacionit që i kosndierojnë anti-Asad. Ndër to, BBC, Associated Press, Guardian dhe Financial Times!

"Çdo foto tregon një histori" ka qenë një devizë mediatike e kohëve më parë. Tani, në kohën e teknologjive të reja, po transformohet në “çdo video tregon një histori”, dhe kjo po zbatohet në mënyrë të qëllimtë përmes një vargu videosh amatore të ngarkuar me qëllim politik. Këtë e vërteton më së miri lufta civile në Siri, ku forcat që luftojnë kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad kanë xhiruar me kamera video ku shokët e tyre drejtojnë pushkët. Duke gjykuar nga pamjet e filmuara nga vetë rebelët që tregojnë aktet e tyre të ekzekutimeve, të torturës dhe së fundmi në kanibalizëm, duket se fuqia e mediave u ka “rënë në kokë”, po të përdorim një term me të cilin u referohet Al Jazzera. Beteja online në Siri është ndezur. Mbi të gjitha për të shpërndarë ose penguar "të vërtetën" e secilës palë.
Gjatë javëve të fundit, Ushtria Elektronike Siriane ka qenë më aktive se kurrë në miratimin e faqeve të informacionit, të cilët (ata thonë) se e kanë mashtruar botën me propagandë anti-Asad. BBC, Associated Press, Guardian dhe, më së fundi, Financial Times janë goditur disa herë së fundmi duke i nxjerrë edhe jashtë shërbimit, gjithmonë sipas Al Jazzera-s.
Ja.Se.
Add new comment