Berisha: Pres opozitën të bëjë zëvendësimet në KQZ. Nuk duan? Është çështje e tyre

Postuar në 27 Maj, 2013 08:15

Berisha (me të vetët, sigurisht) është i vetëm kundër të gjithëve përsa i takon KQZ-së“. Dhe çdo ditë jep prova se nuk ka ndërmend të bëjë ndonjë hap prapa. Dje dhe sot i ëhstë kthyer kësaj teme edhe ngaqë sot prêt të takojë emisarin amerikan Jonathan Moore; me këtë ka dashur t’ia bëjë me dije mikut nga Washingtoni se kryeministri vendit nuk ka ndërmend të ndryshojë qëndrim e nuk ka ndërmend t’u bindet presioneve.

Ja çfarë tha sot në Shkodër: “KQZ-ja është krijim i Ramës, që u tha diplomatëve të huaj se unë po humba nuk i njoh zgjedhjet. Nuk u shqetësova fare për këtë, se ky zotëri e ka gjenetike alergjinë nga vota. Në 2009 nuk i njohu zgjedhjet, çdo mandat në atë parlament u firmos nga 7 anëtarë, për atë s’kishte asnjë vlerë, ndaj të bëjë si të dojë, po të dojë t’i njohë, po të dojë të mos i njohë zgjedhjet, është cështje e tij. Fytyra e maxhorancës është të procedojë me zgjedhje të standardeve dhe po procedon.”

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.