Meta: Koha do ta tregojë nëse është Rama Kryeministri që i duhet Shqipërisë pas 23 qershorit

Postuar në 26 Maj, 2013 07:25

Në një intervistë për Shqiptarja.com, Meta shprehet se nuk ka asnjë peng nga qeverisja me Berishën. Ai thotë se të dy palët (PD dhe LSI) kanë qenë të ndërgjegjshëm që koalicioni nuk do të ishte i lehtë dhe po ashtu edhe qeverisja. Megjithatë, sipas tij, aleanca me PD ka funksionuar më mirë nga ç’ishte menduar në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes. Ai madje thotë se e kish mundësinë të vazhdonte të qeveriste me Berishën, “por kjo nuk ishte në interes  të vendit, për të ardhmen”. Më tej, Meta ia lë “medies” në derë faktin që politika bëhet herë pas here agresive, ndërsa përgjigjet shkurt e thatë “jo” kur pyetet nëse është Berisha burrë shteti.

Ai i shmanget po ashtu shkurt pyetjes nëse më 2005, ‘ishte a jo Rama kryetari që i duhej PS-së’, duke u përgjigjur “Nuk kishte tjetër”. Madje dhe pyetjes me “të ngecur” nëse ‘është a jo Rama kryeministri që i duhet Shqipërisë pas 23 qershorit’, përgjigjet as ‘mish as peshk’ me frazën “koha do ta tregojë”.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.