Për hatër të Serbisë Maqedonia përjashton Kosovën nga samiti i Evropës Juglindore. Presidentit Nishani as nuk “ia ndjen”!

Postuar në 28 Maj, 2013 07:25

Mediet kosovare janë hapur sot me akuzën se Shqipëria nuk solidarizohet me Kosovën për në Samitin e procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) që mbahet më 1 qershor në Ohër. Kosova është injoruar nga Maqedonia, duke mos e ftuar në Samitin e Ohrit, ndërsa Shqipëria e presidentit Nishani nuk ka asnjë “reagim”. Irma Toptani, zëdhënëse e Presidentit Nishani, ka konfirmuar për gazetën “Tribuna” në Kosovë: “Po do të marrim pjesë. Nëse kemi ndonjë reagim tjetër, ndërkohë atë e komunikojmë”.

Injorimi që Maqedonia i bëri Kosovës duke mos e ftuar presidenten Atifete Jahjaga në Samitin për bashkëpunim në Evropën Juglindore, i cili mbahet në nivel të presidentëve më 31 maj dhe 1 qershor në Ohër, ka ngjallur reagime në Kosovë, njofton INA. Kanë qenë krerët e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës (një përshëndetje për nënshkruesin e marrëveshjes me Daçiç, zotin Thaçi, mund të qe e nevojshme këtu) i kanë bërë të ditur kreut të Maqedonisë se nuk marrin pjesë në Samit nëse aty është edhe presidentja e Kosovës, ndërsa shteti shqiptar nuk ka reaguar deri tani zyrtarisht. Përkundrazi, presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë samit, shkruajnë mediat kosovare.

Ja.Se.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.