Moore takohet me Berishën, por nuk është thënë asgjë më shumë se sa kaq

Postuar në 28 Maj, 2013 10:15

Asnjë lajm nuk ka dalë lidhur me takimin në kryeministri mes Berishës dhe zyrtarit amerikan Jonathan Moore. Dihet që takimi është kryer, por nuk dihet asgjë më tepër. Nuk dihet sa ka zgjatur takimi, me kë ka qenë i shoqëruar zyrtari i DASH-it, si ka rrjedhur biseda, për çfarë është folur (ndonëse kjo merret me mend), etj. Në faqen web të Këshillit të Ministrave flitet për takimet elektorale të Berishës, për takime me transportues e për një fjalim që ka mbajtur lidhur me energjinë, por nuk ka asnjë info mbi këtë takim. Gazetat online e kanë dhënë njoftimin, por nuk kanë mundur të thonë më shumë se “Moore, pasi ka takuar Eduard Selamin, është takuar dhe me Berishën në kryeministri”. Panorama jepte dhe një foto të Berishës me Moore-in, por ka shumë gjasa që ajo foto të jetë e vjetër.

Jonathan Moore do jetë në Tiranë dhe nesër. Në orën 15.00, ai do të ketë dhe një takim me disa nga gazetarët më të njohur të vendit. Takimi do të mbahet në ambasadën amerikane.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.