Rusët e Kinezët po dynden në Greqi, ku po privatizohet sektori publik

Postuar në 28 Maj, 2013 04:50

Greqia, siç u është premtuar “sponsorëve” të saj në këtë krizë të sajën, dmth Bashkimit Europian, Bankës Qendrore Europiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, është në një proces të thellë privatizimesh. Dhe ky fakt ka ngjallur oreksin e shumë vendeve të botës. Vendet e Europës po se po, por kanë shafqur interes të madh dhe dy fuqi jo europiane. Fjala është për Kinën e Rusinë.

Kina e ka drejtuar vëmendjen tek aeroportet, portet detare dhe hekurudhat. Ndërsa Rusia, kjo merret me mend, do të investojë në sektorin e energjisë, dhe nuk ka mënyrë më të mirë se sa të fillohet duke blerë diçka në procesin e privatizimit. Rusët e Gazpromit, prodhuesit më të madh të gazit atje, ia kanë vënë syrin Depa-s, korporatës greke të gazit natyral. Ata kanë ofruar 900 milionë euro për këtë blerje, por analistët dhe vëzhguesit thonë se ky deal mund të mbyllet me 700 milionë euro.

Përveç Rusisë e Kinës, ka dy vende të tjera të interesuara për privatizimet në Greqi.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.