Agron Duka: “PD-ja ka bërë shumë fushata; nga njëra fushatë në tjetrën, ndryshojnë parrullat, akuzat, shënjestrat”

Postuar në 29 Maj, 2013 02:05

Agron Duka ka dhënë një intervistë të gjatë për Alqi Koçikon, kryredaktorin e revistës “Klan”, ku flet për Ramën, për socialistët, për biznesin, për bujqësinë, dhe mbi të gjitha për veten e tij.

Për kandidimin:

“...nuk kam asnjë kufi ndarës me programin e PR-së, përkundrazi...”

Për Ramën:

“...tani është rikthyer tek një e majtë e bashkuar, por një e majtë që nuk ka as bisht e as kokë. Është butaforike ajo që po ndodh këto ditë me “konfliktin” se kush do të jetë kryeministri i Rilindjes, Rama apo i “rilinduri” Meta…”

Nano vs Rama:

“... z.Nano ishte liberal-demokrat, me pikëpamje të qarta për tregun e lirë, për shtetin, për parlamentin e demokracinë, për ligjin dhe ndarjen e pushteteve. Kurrë z.Nano nuk do ta ndryshonte kushtetutën brenda natës, e pra diferenca është si nata me ditën...”

Politika vs Biznesi:

“Viti 1990 i ka ndarë gjërat mes njerëzve të lirë dhe diktaturës e nostalgjikëve të diktaturës. Ata që ishin të lirë u morën me biznes, sakrifikuan, krijuan vende pune e pasuri, për veten dhe të tjerët dhe prosperuan Shqipërinë. Janë ata të cilët ngrihen në mëngjes herët dhe nuk i zë gjumi deri vonë, derisa të kenë paguar taksat, pagat e punëtorëve, furnitorët, borxhet, bankat, detyrimet e të gjitha llojeve dhe në fund atë që mbetet ta çojnë në shtëpi. Është tjetër lloj, politikani apo zyrtari i korruptuar i cili është shushunjë e sistemit që nuk lejon zhvillimin; është tjetër gjë mediokriteti që nuk e pranon progresin. Kjo pra e dallon një biznesmen që hyn në politikë nga një politikan që hyn në biznes...”

Për Klanin e Zemunit:

“PD-ja ka bërë shumë fushata; nga njëra fushatë në tjetrën, ndryshojnë parrullat, akuzat, shënjestrat”

k.c.

E plotë:

http://www.revistaklan.com/material.php?id=3472

Comments

Submitted by fidel (not verified) on

Si te mbrojme pjeserisht voten.
Nese dikush ju kercenon per voten ose kerkon tua bleje, mund te veproni keshtu:
1) Nese u kerkojne qe te fotografoni fleten e votimit, beni nje foto me voten ne kuadratin qe ata duan.
Pastaj vendosni kryqe edhe ne disa kuti te tjera. Keshtu vota juaj do te anullohet.
2) Nese u japin nje flete te plotesuar e u kerkojne ate qe do te merrni ne vendin e votimit bosh. Perseri vendosni ne fleten qe u kane dhene disa kryqe ne disa kuti. Keshtu vota juaj do te anullohet, dhe i dergoni fleten bosh pucistave.

Kush deshiron mund te shkruaje edhe dicka ne fleten e votimit. Psh. se cila parti e kercenoi apo e pagoi, dhe e detyroi qe te anullonte voten.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.