Gazetat e Tiranës, në mungesë të scoop-it, luajnë me emrin e Moore-it (muritt)

Postuar në 29 Maj, 2013 03:38

Shtypi i Tiranës e ka komentuar në mënyrën e vet vizitën (ende të pambyllur) të Jonathan Moore-it. Sot disa gazeta bënin një lojë fjalësh me shqiptimin e emrit Moore (mur) dhe kuptimin e murit në gjuhën shqipe. “Doktori i bie Moore-it me kokë”, thosh Dita. Ndërsa Shqipi ishte më pak stilistik: Moore përballet me murin në zyrën e Berishës.

Por nëpër gazeta nuk thuhet ndonjë gjë e madhe, sidoqoftë. Kjo vjen ngaqë kanë munguar njoftimet për shtyp, deklaratat apo konferencat për shtypin. Edhe Zëri i Amerikës, që në rrethana të tilla është më e informuara, kufizohej tek raportimi i asaj që kish ndodhur. Gazetari Armand Mero kish veçuar, ashtu si gazetarët e tjerë, faktin që Moore ka përmendur ambasadorin, gjë që është marrë si shenjë mbështetjeje për të.

Vizita e Moore-it vazhdon edhe sot. Ndoshta në mbrëmje do kemi ndonjë prononcim të tijin lidhur me rezultatet e kësaj vizite. Shenjat janë që vizita të kualifikohet si “një kohë e humbur”. Berisha nuk duket se është i gatshëm për të lëshuar pe.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anon (not verified) on

<p>Histori te vjetra me amballazh te ri !</p><p>&nbsp;</p><p>&nbsp;</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.