Mbledhja e SEECP-it në Ohër: Presidenti Nishani ndërron mendje. “Nuk do të shkoj në Ohër”, thotë sot

Postuar në 28 Maj, 2013 11:14

Irma Toptani, zëdhënëse e Presidentit Nishani, ka konfirmuar dje për gazetën Tribuna në Kosovë, se “Presidenti Nishani do të marrë pjesë në summit-in e SEECP-it që do të zhvillohet në Ohër më datë 1-2 qershor 2013”. Por Presidenca jonë duhet të ketë pasur ndonjë dyshim mbi këtë pjessëmarrje, pasi po aty Toptani ka lënë një shteg për ridiskutim të këtij vendimi: “Nëse kemi ndonjë reagim tjetër, ndërkohë atë do ta komunikojmë”.

Dhe sot, nën presionin e kritikave që i kanë ardhur nga Kosova, Nishani ka bërë një ‘prapa kthehu’. Ai nuk do të marrë pjesë në Samitin e Krerëve të Shteteve të SEECP-it. Sipas Zyrës për Shtyp të Presidencës, shkak për këtë vendim është bërë mosftesa e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

“Lënia e Kosovës jashtë Samitit është bërë nën presionin e Serbisë, në kundërshtim të hapur me marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe më konkretisht në shkelje te nenit 14 të Marrëveshjes Thaçi-Daçiç të nënshkruar në Bruksel, më 19 prill, 2013.”- theksohet në deklaratën e Presidencës.

Presioni i medias ka bërë të vetën.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by S.GjonBala (not verified) on

<p>Nese ësht ky lajm i vertet atëher ky ahst nje vendim &nbsp;bujar dhe &nbsp;Komtar qe ka marrë Zoti Nishani për të mos marrë pjes ne nje darkë shtrigash të &nbsp;Sllave të Ballkanit.</p><p>Por duhet te kordinojm punet dhe te bashkëveprojm si nje trup për çeshtjen e shejt atë të bashkimit mar Komtar, se u bâ boll ma nga &nbsp;hordhit karpate tue u &nbsp;shkel nderi dhe identiteti i yn si Komb dhe si Popull maj lasht i &nbsp;ketij Rajoni qe nga kohnat &nbsp;e Pellzgve të lashtë.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.