Falsifikime edhe në trungun familjar të vetë Ministrit të Brendshëm?!

Postuar në 28 Maj, 2013 18:04

Janë botuar disa javë më parë një listë emrash që rezultojnë shtetas shqiptarë në regjistrin e Gjendjes Civile por janë identitete fantazmë të prodhuar me falsifikim. (pati edhe një debat dje në KQZ për këtë problem).

Këto identitete (janë me mijëra) gjenden në listat zgjedhore, por nuk është vetëm ky problemi. Këto karta dhe pasaporta me emra shtetasish që nuk ekzistojnë janë prej vitesh në qarkullim, madje ka një treg të zi të tyre. Një kriminel apo një person me probleme, shqiptar ose jo, mund të blejë identitete të tillë false, të lëshuara zyrtarisht nga shteti shqiptar.

E përditshmja DITA ka botuar dje një informacion shokues: “Duke analizuar trungun familjar të vetë Ministrit të Brendshëm, rezulton se edhe në këtë trung renditet një person i cili nuk egziston – shkruan DITA dhe boton faksimile të regjistrit të shtetasve dhe listës zgjedhore ku shfaqet familja Noka nga fshati Novosej i Kukësit.

Në faksimile rezulton se një person i renditur në trungun familjar si vëlla i ministrit është identitet fantazëm. Ashtu si në mijëra falsifikime të tjera, metodologjia e përdorur është e njëjta: identiteti fantazëm është krijuar duke ndryshuar një karakter në të dhënat identifikuese (për të shmangur përplasjen në data-bazën e të dhënave të Gjendjes Civile). Në rastin e trungut familjar të vetë ministrit të brendshëm  “vëllai fantazëm” është krijuar duke ndryshuar emrin e babait nga Dalip në Dalif. Gabim i zakonshëm në regjistrim? Jo – këmbëngul gazeta duke ofruar krahasimin e dy dokumentave në regjistrin e shtetasve. Rezulton që një nga vëllezërit realë dhe “vëllai” i krijuar kanë “lindur” të dy …brenda të njëjtit vit, 1965 (!).

DITA i ka kërkuar reagim publik ministrit Noka (ky është dhe përgjegjësi për listat, rendin dhe sigurinë) duke bërë një lojë fjalësh me mbiemrin e tij, nën titullin “trokitës”: “Nok-nok-nok, përgjigju Flamur”. Por reagim nuk ka patur. (a.n.)

http://gazetadita.al/28-maj-2013/

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

Me siguri ne Kukes ka 25 "Flamur Noka"...Puna eshte sesi do jape beje Flamuri te fluturoje brda dites ne 25 qendra votimi...Cirk hesapi...

Submitted by fidel (not verified) on

Si te mbrojme pjeserisht voten.
Nese dikush ju kercenon per voten ose kerkon tua bleje, mund te veproni keshtu:
1) Nese u kerkojne qe te fotografoni fleten e votimit, beni nje foto me voten ne kuadratin qe ata duan.
Pastaj vendosni kryqe edhe ne disa kuti te tjera. Keshtu vota juaj do te anullohet.
2) Nese u japin nje flete te plotesuar e u kerkojne ate qe do te merrni ne vendin e votimit bosh. Perseri vendosni ne fleten qe u kane dhene disa kryqe ne disa kuti. Keshtu vota juaj do te anullohet, dhe i dergoni fleten bosh pucistave.

Kush deshiron mund te shkruaje edhe dicka ne fleten e votimit. Psh. se cila parti e kercenoi apo e pagoi, dhe e detyroi qe te anullonte voten.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.