Heqja e 3 gjeneralëve, strategji për të përdorur FA në rast humbjeje nga Berisha? Ndreca mendon që “asht e mundshme”

Në një editorial te Tema, Ardian Ndreca e sheh çështjen e 3 gjeneralëve si një moment për t’u shqetësuar nga ndonjë skenar i mbrapshtë për të futur në lojë Forcat e Armatosura në rast se Kryeministri humbet zgjedhjet.
“Shkarkimi nga detyra e ushtarakëve të naltë vetëm pak ditë para zgjedhjeve asht nji sinjal alarmit për sigurinë kombtare dhe për të gjitha institucionet shtetnore. Mos ndoshta Sali Berisha po kërkon me lanë në krye të FA njerëz që janë tregue vazhdimisht të gatshëm me veprue në kundërshtim me ligjin themelor të Republikës në mënyrë që me pasë dorë të lirë për me i përdorë në rast të humbjes së zgjedhjeve?!”
Ndreca e konsideron as më pak e as më shumë këtë lëvizje si një fitore të anti-shtetit, e që nuk bën gjë tjetër veçse u hap rrugën atyre që duan ta shohin Shqipërinë të gjunjëzuar:
“Edhe kësaj here në përballjen mes Shtetit dhe antishtetit, fitoi ky i fundit, triumfuen përkohsisht bajraktarët e antishtetit: Sali Berisha, Arben Imami, Bujar Nishani, Xhemal Gjunkshi me shokë. Fituen ata që me anë të korrupsionit e të dobësimit të sovranitetit duen me e çue punën deri atje sa Shqipnia të gjunjëzohet edhe prej shasmeve (saçmeve) të atyne që nuk na e duen të mirën.”
“Duke shpresuar që në mendjen e tij mbrapshtane [Sali Berishës] mos të kenë ba fole skenare të tilla të errta” Ndreca konsideron se ngjarja em gjeneralët “asht nji arsye ma tepër për mos me e votue ketë individ që asht kthye në simbol të antishtetit.”
k.c.
i plotë:
http://www.gazetatema.net/web/2013/06/02/shteti-dhe-antishteti-rasti-i-gjeneral-aleksander-lleshit/
Comments
Papritur po na behet hero e

Papritur po na behet hero e kaluar heroit Sander Lleshi: e kishim mes nesh por nuk e kishim pikasur. Sa here kam lexuar prononcime te tij publike me ka ardhur ndot nga sheqerosja e realitetit shqiptar, tani na rezulton qe ky vetem paska ''kritikue''. Mos harroni qe regjimi i Berishes te heq nga puna edhe pa bere gje.

Sali Berisha veproi me Forcat

Sali Berisha veproi me Forcat e Armatosuna ashtu sç veproi me Forcat e Aratosuna Rexhep Erdogan.

Rexhep Erdogan e ka kethye Turqine ne nji diktature ku ndalohen dhe persekutohen gazetart dhe shtypet populli me polici. Sali Berisha i shkon pas.

sigurisht qe eshte e

sigurisht qe eshte e mundshme, bile me e mundshmja, saliu po pastron terrenin qe ti kete duart e lira; tani prit kur te emeroje ndonje tip gazidede. Eshte e pafalshme per politikanet te mos llogarisin se saliu do t'i perdoti te gjitha mjetet, absolutisht te gjitha per te mbajtur pushtetin, edhe gjakderdhje, apo se ka bere me pare? ujku qimen nderron po jo zakonin...

Mire, more, mire. Po jane

Mire, more, mire. Po jane keta gjenerale qe per 20 vjet rresht voten e tyre ia kane dhene Sali Berishes dhe per kete jane shperblyer, kun nuk ishin me te miret, por nder me servilet. Kur kali ngordh, ka shume qe duan t'i marrin patkonjte.

Nje pyetje kam .... nese

Nje pyetje kam .... nese gjeneralet mendojne se shkarkimi i tyre ishte i paligjshem te pakten te ezaurojne njehere ankesat ne rruge ligjore dhe pastaj te behen pjese e debatit publik ... kjo vetem ne respekt te uniformes dhe imazhit te ushtarakut.

Dmth paskemi pasur siguri

Dmth paskemi pasur siguri kombtare gjithë këto kohë, ndaj e kishim atdheun kaq të sigurt?

Add new comment