Protestat turke kundër "Sulltanit" Erdogan. Erdogan: Mediat sociale, armiku më i madh i njerëzimit

"Tajip [Erdogan] istifa", është parrulla e thirrur më e shpesh nga protestuesit në Stamboll, një thirrje për kryeministrin të japë dorëheqjen. 67 qytete në protestë, 1500 të arrestuar dhe dhjetëra të plagosur.
Kryeministri i Turqisë ka nëvleftësuar rëndësinë e katër ditëve trazirash të gjithë vendin, duke këmbëngulur se kjo nuk është një "Pranverë Turke." Sipas tij është opozita (partia opozitare CHP) që “ka provokuar qytetarët e mi të pafajshëm”, sipas Independent.
Erdogan gjithashtu fajësoi Twitter për përhapjen e trazirave: "Shembujt më të mirë të gënjeshtrave mund të gjenden aty [Twitter]. Për mua, social media është kërcënimi më i keq për shoqërinë. "
Sipas Economist, protestat masive nuk janë vetëm në lidhje me pemët, as përbëjnë një revolucion. Ato janë shprehje e pakënaqësisë së gjatë të ndrydhur në ët cilën noton gati gjysma e elektoratit të cilët nuk kanë votuar për Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) palë në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2011. Këto zgjedhje i dhanë Rexhep Tajip Erdogan, Kryeministrit, pushtetin e një mandati të tretë radhazi.
Z. Erdogan dëshiron që të zgjidhet president në gusht të vitit 2014. Dhe ai nuk e ka sekret dëshirën për të rritur pushtetin e presidencës "a la Turca", siç u shpreh ai, çka nxiti akuzat se Erdogan në të vërtetë dëshiron të bëhet një "Sulltan".
Si të gjithë liderët autokratë e të përjetshëm, Erdogan ka prentenduar se këto sulme “drejtohen nga jashtë”, citon La Repubblica, ndërsa është shënuar viktima e parë e protestave, një djalë i quajtur Mehmet Ayvalitas.
k.c.
Comments
Erdoani eshte nje Diktatoruc
<p>Erdoani eshte nje Diktatoruc qe dita dites po shtrengon pushtetin e tij mbi popullin e pafajshem. Erdoani kujton se me mbeshtetjen qe ia jep SHBA do te sundoj perjet mbi turqit e thjesht. Ai harron se fuqia e rebelimit njerezor eshte ndonjeher me e fuqishme se llava e vullkanit. Ky Diktator qe me pelenen islamike kerkon te matufeps turqit musliman, nuk eshte gje tjeter porse nje sharlatan qe per interesa vetjake ben aleance edhe me djallin, njesoj si Sulltan Saleh Ram Berisha.</p><p>Pushtetet fetare me regjimet e tyre, te cfaredo lloj feje, Islame, Kristian apo budiste jane te rrezikshme per cdo shoqeri te koheve te sotme. Une jam musliman, por e urrej nje sistem tokrat.</p>
"Pushtetet fetare me regjimet
"Pushtetet fetare me regjimet e tyre, te cfaredo lloj feje, islame, kristian apo budiste jan te rrezikshme....." Po, por edhe pa fe jan te rrezikshme; Gjermani 39-45' Shqipnia 45-90, Kamboqa ca. 45-99 etj.
Erdoani nuk asht diktator! Por politikan i nji partie, e cila ka deshir, qe pamjet e saj te nji shoqni etj. te realizohen. Kja asht normal dhe e drejta e seciles parti. Nese shumica nuk e pelqen, mos ta votojne ma.
Parti e Erdoanit asht aq islae, sa partia e kancelares Merkel qe asht kristiane etj.
Ky konflikti nuk analizohet ne terma: islame vs. joislame, diktatur vs. jodiktaur etj.
1. "Foto simbol: Nga
1. "Foto simbol: Nga Tienanmeni në Taksim"
2. "Kryqin fletës dhe mirupafshim në Taksim Square!"
3. "Protestat turke kundër "Sulltanit" Erdogan. Erdogan: Mediat sociale, armiku më i madh i njerëzimit"
Tri titul ne "faqen e pare" te respublica.al, te cilet mundohen te krijojne nji parapele, apo nji kontinuität mes revolutioneve si ne Egjipt dhe demonstratave ne Turqi. Ne Gjermani kishte me mujë demonstrata ne qender te Stuttgartit, vete, psi ishte nji pjese e popullsise te pa knaqun me planet e qeverise. Tana mediat e kishin ne interes interpretimin e nji lloj karakteri te ri te "rebelimit" ne qytetrimin e gjermanise. Kishte burgosje, dune nga policia, lendime, bllokada, konzerte etj. Ne fun votoi popullata me nummer te madh per planet e qeverise. As kush nuk ra aq ne fun te realitetit dhe i krahasoj demostratat kunder planet e qwverise ne nji ven demokratik, me nji revolution ne diktatura etj. Por ne mediat shqiptare, por jo vetem shqiptare, bahen ket krahasime kur asht fjala per Turqine. Ketu prap asht nji interes i madh, qe interprtimet ta japin nji pershtypje, se ketu jan me njenen ane demonstarntet "civilizues" te cilet kan vetem synime te mira dhe ne anen tjeter shteti, Erdogani, etj. te cilet kan synime te kqija. Nuk ka qeveri ne bote, qe asht votua dhe nuk ka kritikues te shper; USA, Gjermani, Spanje etj. Kto jan situata normale.
Ne nuk kemi analiza mbi strukturat ne shoqnine turke. Ne nuk kemi analiza te interesave grupore dhe personale mbas ketyne demonstratave. Gazetat, si ketu respublica.al, ja nuk kan analist te specializum per keto qeshtje dhe publikojn vetem lajme ne stilin "telegram" ose publikojn nji gazete te huaj, e cila interpreton ashtu si ju pershatet interesave subjektive te redaktorve ne ket medium.
Ne nuk e dime se ku e kan funin keto denonstrata, por kur nuk duhet te mundohet te interpretohet aq me dhune nji akt si ky me nji akt ne diktatura. Kja bahet vetem kur interesi per nji krahasim si ky asht ma i madh se interesi per nji relation analizues mbi keto ngjarje.
Add new comment