Aleatët kundër marrëveshjes “më vete” të Ramës me Ngjelën

Deklarata e Ngjelës dje për një marrëveshje me Ramën për të qenë ministër, e konfirmuar nga vetë ky i fundit në takim me gazetarët, nuk ka kaluar pa rrudhje buzësh në kampin opozitar.
Kurt Kola ka thënë për Panoramën se “nuk e di sesi e ka bërë Ngjela marrëveshjen dypalëshe me Ramën, por ne nuk kemi bërë marrëveshje për t’u bërë ministra.” Sipas tij, të gjitha partitë aleate të koalicionit opozitar kanë nënshkruar një marrëveshje ku kanë pranuar mënyrën sesi do të përfaqësohen në qeverisjen qendrore dh elokale pas zgjedhjeve.”
Më i hidhur ka qenë Petro Koçi, i cili ka deklaruar se Ngjela s’mund të jetë ministër, sepse “ai është i ekstremit të djathtë, dhe është më i djathtë se Berisha. Në këtë mënyrë ani nuk mund të jetë ministër i një qeverie të majtë, programi i së cilës nuk ka asgjë ët përbashkët me ekstremin e djathtë”. Koçi ka rikujtuar se të tëra partitë aknë një marrëveshje ku përcaktohet qartë: 500-1000 vota, përfaqësim lokal; 5mijë-10mijë vota, përfaqësim në nivel qendror qeverisjeje (zv/ministër, drejtor i lartë); 1 deputet ose mbi 20mijë vota, 1 ministër në kabinerin e ri të koalicionit.
Edhe deputeti i pavarur Arben Malaj ka reaguar duke shkruar në FB se “vendi nuk mund të drejtohet nga qeveri të shokëve dhe miqve, sepse ato janë të dështuara”. Ai ka kritikuar edhe mos-prezencën e Milos e Gjinushit në lista, duke deklaruar se “për mua, Skënder Gjinushi dhe Paskal Milo meritojnë të jenë në Parlamentin shqiptar si pjesë e historisë dhe suksesit të së majtës, më shumë se Koço K.”
k.c.
Comments
A ishalla behet ky bir

A ishalla behet ky bir kryeminister pa llafosemi bashke ne pastaj me keto partickat e qelbura

Ngjela eshte ekspert ne

Ngjela eshte ekspert ne drejtesi dhe njeri i nderuar, gjithmone ne krahun e se drejtes qe keshtu e meriton te jete ne qeverine e ardhshme te Rames.

Po ne vitin 2003 kur thoshte

Po ne vitin 2003 kur thoshte se Rama me vodhi bashkine, a ishte ne krahun e se drejtes?

Shto ketu faktin qe Ngjela ka

Shto ketu faktin qe Ngjela ka qene avokati i Berishes post-97, periudhe ku e ku me e erret per ate.

Por nje gje me ben akoma me shume pershtypje mua. Ngjela u largua nga Berisha si pasoje e diktatures ne parti te ketij te fundit, mbrojti idene e karrieres politike, e kryetarit qe ishte i kontrolluar etj. Nderkohe ka vajtur te PS-ja sot, dhe jo vetem qe nuk ka thene gje kur Rama ka bere diktatorin ne parti, perkundrazi e ka fryre akoma me shume.

Kush te jete ky Koço K.

Kush te jete ky Koço K. vallë?

Nje shenjtor!
Nje shenjtor!
Koco K... eshte Rilindas i 1

Koco K... eshte Rilindas i 1 Prillit

Ngjela----Alo Edi...Jam

Ngjela----Alo Edi...Jam Spartaku...

Rama----Ckemi avokat

Ngjela----Hic desha te kujtoj se duhet te me japesh ate qe me ke premtuar...postin e ministrit te drejtesise pas 23 qershorit...per te reformuar drejtesine...

Rama----Avokat...me vjen keq por kete post ja kam premtuar Spartakut...dmth Brahos...

Për tu bërë ministër i

Për tu bërë ministër i drejtësisë nuk është e nevojshëme të jeshë i majt apo i djathtë drejtësia është një dhe në këtë ministri Avokati është më i sakti

Boll u tallet ju komentuesit

Boll u tallet ju komentuesit me siper dhe behuni serioze. Albi: Ngjela nuk pse te thote asgje kunder Rames sepse nuk mendon si ty qe Rama eshte njesoj me Saliun dhe me kryesorja nuk eshte pjese e PS por e opozites se bashkuar. Kur nuk thene gje ata brenda PS, atehere aq me pak Ngjela.

Andon, Nuk eshte faji i

Andon,

Nuk eshte faji i komentuesve por i politikaneve qe tallen me njerezit.

Add new comment