Mark Marku: President, çlirohu nga kompleksi i togerit të parëndësishëm që lan dyshemenë dhe pastron banjat sa herë ia ka qejfi komandantit!

I lënë jashtë listave (dhe praktikisht jashtë jetës aktive partiake), Mark Marku duket se e ka më të lehtë tani të artikulojë, madje pa doreza.
Përderisa ata mëtojnë se janë shkarkuar në mënyrë anti-ligjore, Marku shkruan se “kur si dhunues i ligjit akuzohet vetë kreu i shtetit, atëherë çështja bëhet shumë më shqetësuese dhe Presidenti duhet të japë shpjegime para opinionit publik.” Pastaj bën një vëzhgim shqetësues se “Presidenti i Republikës ka goditur 30% të gjeneralëve të kësaj ushtrie. Më parë nga ministri Imami janë liruar para kohe edhe 4 gjeneralë të tjerë, kështu që i takon që një ministër të ketë ndërruar 7 nga 11 gjeneralët e Forcave të Armatosura.” Bëhet fjalë për investime të gjata individuale dhe shtetërore dhe askush nuk ka të drejtë që në mënyrë arrogante të organizojë goditje të tilla kaq represive.
Marku i bën thirrje Presidentit që të mos i nënshtrohet “urdhërave” sepse është ai komandanti:
“Dikush duhet t’ia shpjegojë atij se është më në fund komandant, komandant i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, se është kreu i shtetit shqiptar dhe se më në fund duhet të çlirohet nga kompleksi i togerit të parëndësishëm që lan dyshemenë dhe pastron banjat sa herë ia ka qejfi komandantit. President Nishani, një vit pas kurorëzimit të tij duhet ta pranojë më në fund realitetin e pabesueshëm: ai është komandanti.”
k.c.
I plotë:
http://www.panorama.com.al/2013/06/04/presidenti-nishani-dhe-tre-gjeneralet-e-liruar/
Comments
Zapbone do te thote me bo

Zapbone do te thote me bo zap, me e paralizu tretrin totalisht. E zap do te thote: dhune, fuqi, ti ngulesh thojte kundershtarit, ta perpalesesh pertoke, ta leshe pa frymemarrje, ta asfiksosh, tja bllokosh qarkullimin e gjakut, ta shohesh si fishket e nxihet ne fytyre nga dhimbja e poshtrimi, tja presesh arterjet e jetes, e tja mbash putren ke germoci, e triumfator te pozosh duke pare horizontin i glorifikuar nga sojisizet e cakejte e nje kallupi a te nje “gjaku“, nga militantet, apo nga populli, te cilit i eshte vene kulari i zgjedhes ne qafe apo putra ne germoc e jane paralizuar nga qe jane frikacake, te mpire e te trembur, per te mbijetuar. Zap dote thote: ta shtrosh, gjunjezosh e ta poshterosh tjetrin , masen, kundershtarin, ta detyrosh te veproje me telekomande si do ti, ti vesh frenin, ti vesh cengelin ke huna, e ta besh te kerceje me dhune apo me dajre muziken tende. Zap do te thote te zaptosh toka, pyje e hapsira te behesh zaptues, pushtues e te shqyesh ligjin. Zap eshte force, zap eshte rrembim, pervetsim, kafshim, dhunim, goditje, mashtrim, gjakosje, turp, poshtrim, perbuzje, mohim, izolim, cnderim, fyrje, shpifje, abuzim, degradim, skandal e diskredidim. Me flamurin e zapit ka vetem rreshqitje ne humnere, dhe nuk ka kthim mbrapa. Zap eshte fuqi, zap eshte magji, zap eshte liri, zap eshte delir e psikopati. Zapi eshte lajthitje totale: eshte cmenduri. Dhe ne shqiperi ka vetem Zapbone. Dhe Mbreti ose me sakte Djalli eshte Kryeministri qe i ka bere zap te gjithe, dhe ka futur kulturen e zapit e pengmarrjes. Marku e ke bo zap presidentin.

Marku, kete kapterrin e ke

Marku, kete kapterrin e ke votuar edhe ti per president. Je penduar? -Teper vone!

Pse permend zotnia

Pse permend zotnia investime et gjata e shteterore? Ata gjenerale ishin e gjenerale mbeten. Askush nuk u hoqi spaletat dhe askush nuk duhet te enderroje se do te kete poste te larta gjithe jeten.

Jarit duhet t'i kujtojme që,

Jarit duhet t'i kujtojme që, edhe pse tani ka imunitet, me bemat e deritanishme po i ploteson hap pas hapi pritshmerite, me te cilat nje ditë nuk do te mundet te menjanoje procedimin penal. Qofte dhe per shperdorim detyre!

Duhet t'i kujtojme se nuk ben keq qe te hedhe nje veshtrim perrreth, ku presidente e kryeministra shkojne perpara drejtesise per bemat e tyre.

Historine e nxeme qe te mesojme edhe nga gabimet! Mesim i vyer per ata qe duan ne mesojnë.

Bravo mor Mark kapedani po me

Bravo mor Mark kapedani po me vonesë delegatët ikën e çna duhet një politikanë që e tëreqë prej veshi i pari i Oroshit

Ku ka kellqe Jari te dale

Ku ka kellqe Jari te dale kunder komandanit te vertete, cfare thua ti? Pse si Topi eshte Jari qe ia beri Saliut 8 me 2? Ka njerez qe ecin me te drejten si Topi, ka njerez qe ecin si servila mbas shefit si Jari. Te gjithe ata qe jane ankuar per Topin, tani duhet te kerkojne falje dhe te qepin gojen kur te shohin cfare po ben palo-presidenti aktual.

Add new comment