Edi Rama u dërgon SMS shumë vetëve dhe u thotë ta mbajnë sekret (meqë nuk flitet për Metën!?)

Ngjarja është raportuar nga gazeta Panorama dhe rimarrë nga mediat e tjera (me gjasë, që flirtojnë pak me LSI). Bëhet fjalë për një sms që vjen nga një numër i emërtuar “Edi Rama” dhe u shpërndahet të gjtihë atyre që janë me zemër me PS, dhe u kërkon të mos ia japin askujt tjetër (po qe se nuk janë me zemër me PS!?)
Mesazhi (i siguruar nga Panorama) thotë:
“Përshëndetje! Si mbështetës i Rilindjes do të kemi një komunikim special me ty, pasi mund të bësh më shumë për fitoren falë këtij kontakti. Lajmi i fundit: Sondazhi ynë i brendshëm tregon PS-në dukshëm në avantazh ndaj PD-së. Në rang vendi kemi 78 deputetë. Në Tiranë marrim 18, PD 13 dhe FRD 1. Por, vetëm për pak vota PD na merr 1 mandat. Ndaj të luftojmë për çdo ote! Ky lajm është konfidencial. Ndaje vetëm me ata që ashtu si ti janë me zemër PS. Fitore!”.
Balkanweb, e lexon kështu këtë mesazh (si ‘tradhëti’ të PS ndaj LSI): “Në këtë sondazh evidentohet se Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit fiton një mandat, por në asnjë rast nuk përmendet Lëvizja Socialiste për Integrim, që në Tiranë ka si kandidat kryesor Ilir Metën….”
k.c.
Comments
Po cfare lesh lajmesh jane

Po cfare lesh lajmesh jane keto? E verifikoi njeri qe numri ishte i Edi Rames? Ne sms qe i dergoi asaj drejtoreshes shafqej numri nga ishte derguar mesazhi dhe Rama vete e pranoi qe e ka derguar. Pastaj c'eshte kjo "nqs je socialist me zemer mos ia jep kujt". Po nqs nuk je socialist medemek i bie qe ta tregosh. Nuk ka rob me mend qe te dergoje mesazhe te tilla, pervec shpikjeve te Panorames qe ka marre shpaten e me Metes kyeminister....

Ngjan si nje loje fjalesh,

Ngjan si nje loje fjalesh, sepse logjika te le te kuptosh qe flitet per koalicionin e PS-se, kurse renditja e fjaleve sikur flitet per PS-ne si parti. Per shifra te ngjashme kur Rama flet me gazetaret perdor gjithmone termin Koalicion, asnjehere termin PS si parti.

Kush merr vesh sado pak nga

Kush merr vesh sado pak nga celularet smartfone e di qe mesazhet sot vijne te bashkangjitur me foton e atij qe e dergon. Diversion i hapur dhe i qarte, per te çare aleancen PS-LSI. ç'na shikojne syte dhe ç'na degjojne veshet. Bastardet e teknologjise, jane hedhur ne veprim.

Edi i dergon mesazhet nga Twitter dhe ka foton e vet ne të.

Bëhet fjalë për një sms që

Bëhet fjalë për një sms që vjen nga një numër i emërtuar “Edi Rama” dhe u shpërndahet të gjtihë atyre që janë me zemër me PS, dhe u kërkon të mos ia japin askujt tjetër (po qe se nuk janë me zemër me PS!?)

Nje formulim shume i sakte. Por ajo qe me ben pershtypje eshte perse nuk i behet i njejti formulim sms qe vijne nga nje numer i ermertuar Sali Berisha?

Mesazhi ben pak per te qeshur

Mesazhi ben pak per te qeshur sepse te kujton disi traktet e partizaneve. Megjithate, mendoj se kur i referohen PS dhe PD ne fakt behet fjale per koalicionin e majte dhe te djathe respektivisht. Pra kur thuhet 18 deputete mund te interpretohet si 16 PS (nga 15 qe kishte ne 2009) + 2 LSI ose 17 PS + 1 LSI.

Tnai reagimi i LSIse do jete

Tnai reagimi i LSIse do jete i rrufeshem...Nacua i plasmasit do te coje SMS gjithe Skraparit dhe Policanit: Votoni LSIne qe do marri 40 deputete ne gjithe Shqiperine

Keto gjetje te "Panorames"

Keto gjetje te "Panorames" quhen "sms bullgar".... Jane mesazhe te parapergatitur diku dhe nga dikush per t'u hedhur ne qarkullim ne tregun mediatik me synimin e vetem per diversion.

Me thene te drejten as personazhi i "antenes", Flamuri, nuk do te kishte kaq fantazi ne krijimin e nje shakaje aq te trashe. Nga mungesa e seriozitetit ngjan diçka me komentuesit(AAAA, BBBB) qe simpatizojne deputetin e pavaresise A.Malaj. Aq sa mund te bashkohesh me opinionin e Taipit se "mediat sociale e moren ne qafe kete vend". PERPARA ..... more derra!

Nuk duhet besuar kjo gazete,

Nuk duhet besuar kjo gazete, "Panorama" gjithmone ka shpikur lajme per te shitur sa me shume.

po e fitojn,komunistet

po e fitojn,komunistet xhakpires ete uritur per te ber qdo xhe zi e ma zi ,qe vetem te fitojn ,ateher un mendij qer populli i shqipris me te vertete eshte 1000.vjet mbrapa,posht psikopati i psikopatave edi rama

Add new comment