SHËNIM: Sa mbështetës online kanë realisht kandidatët e pavarur ose forcat e vogla?

Postuar në 04 Qershor, 2013 03:20

Si ia bëjnë njerëzit pa shumë mbështetje në blogje (ndoshta jo për faj të tyre) të krijojnë bazë mbështetësish? Duke shumëfishuar 1 mbështetës të vetëm!

Në më shumë se një rast, ne tek Respublica kemi vënë re një fenomen “të çuditshëm”. Një mori komentesh me një përmbajtje shumë të përafërt, me 1 ose 2 rreshta, të shkruar çdo 30 sekonda ose 1 minutë.

Nuk duhet shumë për të kuptuar që vijnë nga e “njëjta dorë”, sepse është e njëjta ide, të njëjtat gabime drejtshkrimore, emrat janë të ngjashëm... P.Sh., në rastin më poshtë janë 12 mesazhe të mbërritura brenda fare pak minutsh në mbështetje të kandidatit të pavarur Arben Malaj. Emrat janë Agim, Altin, Alqi, Andi, Ani..., dhe kur mbaron A-ja, fillojnë merat me B: Blenard, Beso, Bjorni, Blerta, Bona, Bece.

Dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh. Përveç z. Malaj, një “uragan” i tillë mesazhesh na ka ardhur dhe në ditët e debatit mbi futjen në politikë të z. Koço Kokëdhima.

Më poshtë, vetëm disa nga mesazhet e mbërritura nga fans(i)at e z. Arben Malaj poshtë shkrimit: "Shënim: Vazhdojnë diversionet ndaj koalicionit opozitar", e që nuk u botuan.

Re.Pu.

Te mos krijojme nje fryme negative, te mos flasim per percarje por te mendojme per maksimalizimin e votes per te majten... E ka thene mire Malaj...

nga Agim | 3 qershor, 2013 - 21:25 I ri

Listat e mbyllura nuk jane te drejta sepse i binden deshirave te kryetareve dhe nuk percojne fryme kurajoje ne parlament... Suksese Malaj.

nga Altini1 | 3 qershor, 2013 - 21:26 I ri

Drejtimi i qeverise me nje dore te hekurt nga Rama seshte strategji fitoreje, pasi cdo person qe del kundra shumices dhe vendimeve te kryesise nuk do te jete kandidat per deputet... Sa qesharake.

nga Alqi | 3 qershor, 2013 - 21:27 I ri

Demokracia e brendshme pranon mendimin alternativ brenda mendimit te partise dhe ka parti demokratike kur ka demokraci te brendshme ne parti. Disiplina ndaj programit duhet te percaktoje mire karakterin demokratik. Opozita ka nje sfide te madhe dhe koleget te mendoheshin mire. Kuvendi ska nevoje per memece dhe deputetet te kontribojne ne qeverisje dhe jo mekanizma qe ulin e ngrene kartonin ne ligjvenie. Cilesia e deputeti duhet te jete tjeter. Suksese Malaj.

nga Andi | 3 qershor, 2013 - 21:29 I ri

Socialistet e thjeshte e kuptojne dhe i dijne shume mire vlerat qe perfaqeson Arben Malaj, ata jane kunder autoritarizmit dhe klientelizmit. Vlonjatet kane ditur si ta fitojne pavarsine e tyre nga Agallaret dhe Kadinjte e politikes provinciale. Populli I Vlores eshte ne mbeshtetje te Arben Malaj, dhe me date 23 Qershor do ti japin mesimin qe meriton bujkroberise dhe feudalizmit partiak.

nga Ani | 3 qershor, 2013 - 21:30 I ri

Malaj ka punuar gjate gjithe kohes me dashuri dhe perkushtim per njerzit, duke i perkrahur motivuar ne cdo hap te tyre dhe per kete do te fitoje.

nga blenard | 3 qershor, 2013 - 21:30 I ri

Arben Malaj ka bere perpara ne politike pa pritur qe dikush ta katapultoje, nuk ka qendruar prapa deres se kryetarit, nuk ka perdorur flete rrufe per te tjeret per shtuar aksionet perpara “lartmadherive” ne oborrin mbreteror te servileve.

nga beso | 3 qershor, 2013 - 21:31 I ri

Arben Malaj ia ka kushtuar jeten e vet familjes socialiste, eshte promovuar ne politike duke punuar bashke me njerzit, ka dhene per Vloren kontributin e tij si vlonjat dhe shiptare i mire. Ka kundershtuar cdo padrejtesi me ze te larte dhe ka luftuar per gjerat e drejta.

nga Bjorni | 3 qershor, 2013 - 21:32 I ri

Kandidimi i pavarur i Malaj eshte nje shenje kurajoje dhe integritetin. Vlora e pavaresise e meriton deputetin e Pavarur.

nga blerta | 3 qershor, 2013 - 21:33 I ri

Fitorja e Arben Malaj i jep PS mandatin e 8 te majtes ne qarkun e Vlores. Fitorja e Malaj nuk cenon fitoren e te majtes por e maksimizon ate.

nga Bona | 3 qershor, 2013 - 21:34 I ri

Vota per Arben Malaj eshte vote qe i bashkon te majtet, i jep vlera dhe e nxjerr te majten fituese te padiskutueshme. Eshte detyra e liderit si socialist te maksimizoje mbeshtetjen e te luftoje Berishen.

nga Bece | 3 qershor, 2013 - 21:35 I ri

Vlonjatet e dallojne se kush u sherben me Berishes dhe kush jo, Sa per besen Arben Malaj nuk eshte betuar ndonjeher te luftoj per te marr nje karrike dhe te mos e leshoj me. Nuk eshte betuar perball ndonje kryetari partie apo bashkie.Eshte betuar perball votuesve te tij dhe njerzve te mrekulleshem te vendlindjes se tij qe tju sherbej me dashuri perkushtim dhe profesionalizem. Nuk eshte betuar asnjehere se do te shkateroj ndonje kolege ne politike, por ka promovuar sa me shume kolege dhe studente ne poltike dhe jo vetem ne politike.

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Respublica, keta komentues nuk mbaj mend t'i kem hasur ndonjehere, nenkuptimi i komentit tuaj eshte qe jane te njejtit njerez qe komentojne, duke krijuar iluzionin e nje mbeshtetje masive ndaj kandidateve te pavarur. Per t'ua provuar kete lexuesve, dhe per te demonstruar paanshmerine tuaj mund te publikoni linqet e shkrimeve poshte te cilave ju keni gjetur keto komente "te dyshimta". Ka edhe nje menyre tjeter per te provuar nese keto komente vijne nga "e njejta dore": Duke verifikuar nese vijne nga i njejti e-mail, çka eshte lehtesisht e verifikueshme ne databazat t tuaja.

Submitted by Bard (not verified) on

Shoku, Respublica po thote qe komentet "fallso" jane ne kete faqe, ndryshe si e verifikuan ata kronologjine e postimit, sic pretendohet cdo 30 sekonda? Te flasesh per komentues te paguar apo te nxitur ne kete faqe me duket e tepert; ketu mesatarisht 4-5 komente per shkrim ka gjithsej.  Ne fakt, komentuesit profesioniste duket se jane nga ana tjeter e barrikades: veç te shohesh transformimin e komenteve te Tema pas 1 Prillit, kuptohet lehte qe nje dore e fshehte terheq fijet: 99% e komenteve jane me model ShkurtePalVate, ne te cilat i krihet me kujdes te madh bishti Rames&CO. Ndryshimi eshte drastik: Ne ditet e para pas Dites se Rrenave, 80% e komentuesve e kryqezuan Ramen aq sa e detyruan te bente 2 editoriale per te qetesuar shpirtrat e trazuar qe s linin asgje pa thene ne Tema per te. Pas pak ditesh, nje ushtri e tere u versul duke bere te kunderten: duke lavderuar liderin e gjithedijshem dhe fitoren e sigurte. Dhe qe ate dite nuk shkulen me qe aty: Rrine e krekosen sa te mire e te zgjuar e kane Kryetarin, dhe duke e uruar per mandatin e dyte. Per kete te fliste Respublica, dhe jo per mbeshtetesit fallso te te pavarurve. Do te ishin me te besueshem dhe me te paanshem po ta benin kete....

Submitted by A (not verified) on

A e ke lexuar me vëmendje ç'është shkruar, komentet kanë shkuar po s'i kanë publikuar, normalisht i kanë në bazën e të dhënave. Kohën ta kanë nxjerrë aty. Unë të solla një shembull të të njëjtit komentues të Benit. Këtë të thashë. Respublica nuk zotëron të dhënat e komentuesve të Temës, këtu po flasin me të dhënat e veta, jo me hamendësime. Gjithësesi këtë të thashë, që të gjithë kanë nga këta me shumë emra, përveç Priftit, dhe Topit në fakt; kur të thashë të gjithë i përfshiva ata të rilindje.net meqë i ke merak, siç janë dhe plot nga bathorja.net.

Submitted by Marsi (not verified) on

me vjen mire qe s'qenkam e vetmja qe mendoj keshtu.... ky eshte abuzim i qellimshem me informacionin te flasesh per miun te kandidatet e pavarur dhe jo per elefantin te partite e medha. Menyra si ndryshuan komentet te Tema jo vetem i kane ulur vlere Temes por e kane bere nje gazete alla 55.... ku i thurren lavde Rilindjes dhe vetem Go rilindja dhe Superrilindja jane fjalet kyce... fjalor i tipik i g99shave ish mjaftiste te veliaj.

Submitted by Xhordan (not verified) on

Ndërkohë që ju merreni me fjalë, Profesorit i shtohet mbështetja... ;)

Submitted by Hahahahhah (not verified) on

Na shkrite me kete Artikull...fakti qe ketu njerzit perdorin emra anonim i bene ata te njejtin person? Sa budallenj e mendoni popullin qe kerkoni ti hidhni hi syve me keto gjera? Arben Malaj do fitoje ne Vlore me apo pa friken tuaj deri ne fobi patologjike se cfare do te ndodhe pasi ai te fitoj e te tregoje qe do e mbaje fjalen ne lidhje me mandatin e tij!

Suksese stafit te Res Publica

Submitted by Anonim (not verified) on

po pse ju intereson ju kjo? Sepse doni te shihni se cfare demi i bejne keta rames, apo sepse doni te degradoni te pavarurit se i prishin llogarite Rames?

Pse nuk flisni per anonimet tuaj, te respublikes, qe gjithashtu jane shume te ngjashem, e aktivizohen nerpe komente sapo dikush shkruan dicka qe ju ve ne rrezik manipulimet?

Submitted by fjo (not verified) on

O po sa mire qe keni filluar te merrni permasat e Temes se Meros, keni dhe ju nevoje per pakez 1000 po shyqyr qe paskeni nxjerre disa komente se mua as qe behet fjale  te medale ndonje koment

Submitted by hahaha (not verified) on

hahahah te betohem eshte kire qe Muci tiu heqi nga puna se e meduket se po i hidhni ne ere nje karriere shumevjecare qe mezi e ka ndertuar

Submitted by Agon (not verified) on

Kjo eshte e folura e Malajt.Te jete ai (deleted)?

Submitted by Bard (not verified) on

Kandidatet e pavarur nuk duhet te votohen, ata jane te gjithe te Saliut, edhe partite jashte koalicionit te PS jane diversante qe kerkojne medoemos te lene Berishen ne pushtet. Keta tradhetare do te marrin pergjigjen me 23 Qershor; Zoti do ti ndeshkoje me rreshire te nxehte e squfur; rrofte Edi Rama; rrofte Ilir Meta.Urrraaaa!

Submitted by Gjon (not verified) on

Bard,

mos harro te shtosh edhe Erion Veliajn qe eshte zotuar te hape konsullata ne cdo qytet te Greqise, Italise, Gjermanise etj, ku ka shqiptare. Sigurisht shpallje te tilla meritojne nje No Comment sepse  perndryshe do te hapnin nje vazo te Pandores.

Submitted by Bard (not verified) on

Po e ka thene Erion Veliaj nuk ka asgje per tu shqetesuar, per nje arsye shume fatlume: Ai thjesht rren..

Submitted by fjo (not verified) on

Foli vete saliu

Submitted by Gjon (not verified) on

Sa merak i paskeni votat e kandidateve te pavarur, a mos valle keni frike se mund te kthehen ne nje boomerang ndaj politikes perjashtuese te Rames?

Submitted by Ina (not verified) on

Informacionet e databazes se publikuar jane shkelje e privatesise, ku ne cdo koment ju thoni gjoja se ruhet. Ju shkelni kete te drejte te cilen deklaroni se e ruani! Kjo nuk eshte pjese e seriozitetit dhe etikes qe ju vete deklaroni se e keni marre persiper te mos e shkelni. Pa permendur qe shume komente nuk i publikoni dhe i moderoni sipas qejfit.

Submitted by respublica (not verified) on

Znj Ina,

mesazhet më sipër janë mesazhe të dërguara për t'u publikuar në komentet e sajtit. Në të njëjtën pamje që i shikoni më sipër, në atë pamje do të ishin publikuar dhe në komentet poshtë shkrimit.

P.S. publikojmë të gjitha komentet, përveç atyre që përmbajnë ofendime të rënda.

Respublica

Submitted by Albi (not verified) on

Ej po komentet e stafit te Vilajetit nga kati i dyte i PS i publikoni?

Submitted by Ina (not verified) on

Po komentet e tjera perse nuk i botoni meqe flisni per kaq rregullsi?

Submitted by Ina (not verified) on

Ju lutem mos jini kaq te "zgjuar" sac doni te tregoni. Mos me thoni qe e zbuluat tani kete dukuri se fundmi dhe e pate si nje shpikje sa qe vendoset ta botoni si artikull :) Sa e sa here perseritet kjo ne artikujt tuaj... Por perse vendoset te zini ne goje emra te pervecem dhe jo te flisni per pergjithesine? Sepse te gjithe e dime mjaft mire qe kjo ndodh kudo ne cdo gazete :) Te gjitheve na bie ne sy kjo po te kemi nje veshtrim pak me te kujdesshem...Nuk eshte mire qe te beni lajm ne kurriz te disa emrave. Nese do te ishit te paanshem, etike e te drejte, kete do ta vendosnit si kriter moderimi per te gjithe! Meqenese deklaroni se publikoni te gjitha komentet, rasti i mesiperm verteton qartazi se kjo seshte e vertete :) Pasi nese vereni me mire ne po te njejtin artikull ka rradhazi komente kundershtuese qe duket se jane "nga e njejta dore", por qe ju keni zgjedhur ti botoni. Nuk ma merr mendja se eshte i vetmi rast ky apo e keni vene re rishtazi kete fenomen ;)

Submitted by fjo (not verified) on

E hh ndodh qe te harrojne shpesh aty ku duhet dhe sju leverdis

Submitted by Minella (not verified) on

Sa punë i paskërke hapur njerëzisë, mor burrë.

Pa shaka fare, lajmi më i bukur i kësaj fushate është Malaj. Po si çdo gjë e mirë që ngjet në atdhe, do i vërsulen patjetër. S'ka takat njeri të durojë imazhin e shëmtuar të vetes përballë një shembulli kaq kurajoz.

Gjynah së s'jemi vlonjatë se ky burrë e mertiton plotësisht plebishitin popullor.

Submitted by Albi (not verified) on

Une do shtoja ketu dhe kandidimin e Bamir Topit, i cili vertet ka nje parti zyratisht nga mbrapa, po eshte nje parti e vogel e fokusuar te ai sidomos ne Tirane.

Per mua sfida e ketyre zgjedhjeve eshte nese Malaj dhe Topi futen ne parlament me forcat e tyre. Nese e bejne te tille rrezikojne te shembin pushtetin e listave dhe te hapin mundesine per te ndryshuar kodin ne te ardhmen duke kondicionuar votat e tyre. Mbi te gjitha mund te sherbejne si model per te tjere. Sinqerisht gjysem-rrotacioni me Meten po aty, e me Ramen qe merr te gjitha pushtetet qe ka sot ne dore Berisha nuk i sjell asnje ndryshim te vertetet sistemit te institucioneve politike shqiptare. Por hyrja e deputeteve te tjere ne parlament mund ta bej nje gje te tille.

Zaloshnja e di, e kupton fare mire kete pjese sepse megjithese eshte militant i thekur i Rames nuk eshte budalla. E ka te qarte fare se ca eshte check- and- balance, limitimi i pushtetit, pushteti mononopolist etj. Dhe pikerisht sepse e di kaq mire qe ky pushtet mund te rrezikohet, e lufton edhe kaq ashper kete reagim qe ka lindur.

Submitted by suela (not verified) on

Gjithe komentet fallco vikan per Malaj ! ne ka nje njeri qe duhet te nis komente me emra te rreme ai eshte Kokedhima. Besoj se as dy njerez te vetem qe te shkruajn pozitivisht per te nuk i gjen dot . Pa anesheri tregoni ju mediat qe na i shpifet me kete nenshtrimin tuaj, politik. Behuni te pavarur keni forcen e pushtetit te katert.

Submitted by erditi (not verified) on

o zoti malaj ne nuk komentojme me detyrim jemi nejrez te thjeshte qe lexojme cdop dite gazeten dhe japim mendimin tone ne fund te fundit media eshte per popullin,,,jep lajmet qe cfare beni ju dhe ne japim mendimin tone mbi ju..ne nuk mbeshtesim askend as ty dhe as te tjeret .nga sa kemi pare ketu seshte me detyrim sic behet ne miting qe eja me dhune se te heq nga puna por jemi moshe e mesme qe lexojme gazeten...faleminderit

Submitted by Anonim (not verified) on

respublika duhet te shikoj sallat e leksioneve dhe takimeve. Malaj ka vite qe bashkebisedon. Ata kane etike dhe pozitivitet. Kjo eshte cilesisht thelbesore.

Submitted by sinan hibro (not verified) on

Politika nuk behet me leksione !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.