Qeveria rrit borxhin e brendshëm: 7,7 mld lekë më shumë se plani

Postuar në 03 Qershor, 2013 14:38

Qeveria shqiptare vijon të rrisë borxhin, këtë radhë duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë në tregun e humarrjes në vend. Këtë e dëshmojnë vetë të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave.  Aktualisht niveli i huamarrjes arrin për 4  muajt e parë  në vlerën 22.8 miliardë lekë, nga 15 miliardë që ishte planifikuar për këtë periudhë, ose 7.7 miliardë lekë më shumë. Për gjithë vitin kufiri i huamarrjes së brendshme e parashikuar në buxhetin e vitit 2013, është në vlerën 27.4 miliardë lekë, ndërkohë sipas përllogaritjeve, aktualisht kjo hua  është konsumuar në 89.3 të saj. Edhe po të krahasohen shifrat me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rezulton një rritje e huasë prej 10.7 miliardë lekë. Kjo lidhet dhe me faktin se jemi në një vit zgjedhor dhe investimet publike kanë njohur rritje të dukshme.

Këto fonde kanë shkuar kryesisht për shlyerjen e kompanive qe kanë kryer punë publike, por edhe për investime në projekte të reja. Vitet e fundit qeveria është fokusuar më tepër në marrjen e borxhit në tregun e brendshëm, kjo ndikuar dhe nga kushtet jo të favorshme dhe interesat shumë të larta që ofrojnë  tregjet financiare ndërkombëtare. Për rritje të nivelit të borxhit publik, qeverisë shqiptare i kanë ardhur kritika, jo vetëm nga opozita apo ekspertë të ekonomisë brenda vendit, por dhe nga institucione të rëndësishmë financiare ndërkombëtare si FMN apo BB, të cilët janë shprehur skeptikë edhe për heqjen me ligj në Shqipëri e tavanit prej 60% për borxhin publik. E.Shehu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.