10% e prodhimit tonë të brendshëm bruto rrjedh si pará e paligjshme jashtë Shqipërisë!

Postuar në 05 Qershor, 2013 09:54

Konkluzionet janë thënë në takimin e organizuar nga Instituti i Adriatikut për Politika Publike dhe Forumi për Udhëheqës Ndërkombëtar, ku u paraqit një tablo e qarkullimit të paligjshëm të parave, trafiqeve, krimit të organizuar dhe mafias në Ballkan.
Balkanweb raporton nga forumi se nga viti 2001 deri në vitin 2010, rrjedhja e parave të paligjshme nga Ballkani ka qenë 111.8 miliardë dollarë, dhe kjo është vetëm shifra e vërtetuar, pa përfshirë transaksione me para në dorë!

Natasha Srdoc, Bashkëthemeluese dhe kryetare e Institutit të Adriatikut, thotë se për këtë dhjetë vjeçar, rrjedhja për Shqipërinë ka qenë 1.3 miliardë dollarë, që korrespondon me 10 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. “Shqetësimi kryesor për rajonin është se korrupsioni politik është shumë i përhapur dhe pengon konsolidimin e shtetit ligjor, gjyqësorin e pavarur dhe nga mungesa e gjyqësorit të pavarur dhe shtetit ligjor, kemi grupe kriminale dhe terroristë dhe rruga e trafiqeve në Ballkan po lulëzon”. 
Përsa i takon Shqipërisë, zonja Srdoc përmend shifrat e raporteve si ai i Europolit sipas së cilit, mafia shqiptare është shumë aktive në tregëtinë e drogave. Një dukuri që pasqyron se sa i rëndë është problemi i trafiqeve në Ballkan, edhe si çështje e të drejtave të njeriut është shifra prej 200 mijë e femrave të trafikuara në rajon, në raport me një milion në gjithë botën.”

Ne.Su.

Lexo materialin e plotë:

http://www.balkanweb.com/rajoni/2687/ndikimi-i-korrupsionit-dhe-trafiqeve-ne-zhvillimin-e-ballkanit-135541.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.