Skënder Tufa dhe Petrit Lipo arrestohen për 2 bidona që policia i dyshon si bomba-molotov: “do hidheshin në ambiente publike” (?!)

Postuar në 05 Qershor, 2013 07:16

Mediat njoftojnë se dy ish të përndjekurit Skënder Tufa dhe Petrit Lipo u arrestuan mesditën e sotme nga policia pranë Universitetit Politeknik në sheshin "Nënë Tereza", pasi dyshohet se kanë lidhje me dy shishe që besohet se janë bomba-artizanale “molotov”,  të gjetura pranë murit të korpusit.

A1 Report raporton se për afro 20 minuta Tufa dhe Lipo janë mbajtur të rrethuar nga polcia deri në mbërritje e ekspertëve të xhenios për të saktësuar se çfarë realisht mbanin dy bidonat plastikë.

Vetë Tufa e mohon kategorikisht versionin e policisë se këto shishe i përkasin atij dhe Lipos. Ai thotë se së bashku me shokun e tij po ecnin rastësisht aty. "Policia ka inskenuar ngjarjen"- thotë Tufa.

Prej kohësh Tufa ka denoncuar shoqërimet e herëpashershme në polici, ku për këtë fakt ka reaguar dhe Avokati i Popullit duke i kërkuar Ministrisë së Brendshme dhe drejtorit të policisë së kryeqytetit të ndalin veprimet e paligjshme ndaj ish të përndjekurve, raporton Shqiptarja.com.

Policia ka nxituar të deklarojë se “dyshohet se do t’i përdornin për t’i hedhur në grumbullime me njerëz dhe sheshe publike”.

k.c.

Comments

Submitted by redi (not verified) on

ne shqiperi ca smund te ndodhi....mund edhe qe vetem per dy bidona mund te akuzohesh per tentative per vrajse ...kurse ato qe vrasin ne mes te bulevardit quhen te pafajshem ...

Submitted by maksi (not verified) on

Kshu si  po shkojn punet skan faj ato te shkretet qe po veprojn ashtu ! Jemi bere per gjynaf sepse ska me as pune as para per te ngren buk , skan faj mileti qe sillet ashtu ! Nuk e di si do ja bejm po arriti  ti jedhi prap votat Berisha ! I lutem te gjithve njerzve te durojm gjer me 23 qeshor dhe te ikim ta mbysim me vota qe smo te di nga tja nisi per te vjedhur , Te gjithe te votojm RILINDJE #29 Edi Rama

Submitted by arbeni (not verified) on

SI  gjithmone   vetem  te shpifin  dhe  te kapen Me njerzit  qe i kan   djeegur  gjith jeten  Kohe  Me para  xhaxhi tani   gjyshi plak  qe    Duhet  te pushohet sa me pare  nga pune

FOrca rilinjdeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

Submitted by Emanuela (not verified) on

Nuk e di me sa ftyre del para popullit ky saliu qe vetem mashtron dhe kerceno.
.Duke then se ne 8 vitet e ti te qeverisjes ai ka ber per Per popullin Ku ne te vertet Nuk ka ber asnje gje vetem e ka vjedhur dhe e ka shkaterrua duke e cuar Ne katastrofe..

Submitted by felisia (not verified) on

nuk cuditem edhe sikur te kishin thene qe 2 bidonat jane arme berthamore vetem e vetem qe te perpiqen tu mbyllin gojen ish-te perndjekurve qe ngrene zerin kunder qeverise Berisha!

Submitted by cama (not verified) on

duroni edhe 23 dit te dashur shqiptar dhe te perndjekur sepse kesaj diktature po i vjen fundi. mjafton vetem kaq qe cdo shqiptare te votoj kunder ksaj qeverije. berisha o da lorgohet me vote me 23 qershore ose do tye largohet me lufte si ne 97. keto zgjedhje jane vendimtare per fatin e ketij vendi dhe per venjen ne vend te se drejtes,.... kjo qeveri dhunon dhe vret kedo qe i del perpara dhe vrasesin mqe nuk e vrasim dot sic do te duhej te pakten ta largojme nga pushteti. te perndjekurit vazhdojne te perndjeken nga saliu qeni besnik i Hoxhes dhe rergjimit

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

Shenjat e  bishes qe po jep shpirt. Edhe 3 jave dhe do ja kepusim koken kucedres.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.