LGBT i përgjigjet Imamit: para Ramës, na ka mbështetur Berisha

Postuar në 05 Qershor, 2013 08:49

 

Sot mediat raportuan për një fjalim elektoral të z. Arben Imami (në Elbasan, në Forumin e Gruas) ku foli për “urdhrin hyjnor” që nuk i pranon gejtë dhe se Rama është mbështetësi i tyre. (http://respublica.al/artikuj/2013/06/05/arben-imami-ne-elbasan-akuzon-ramen-si-pro-gej-dhe-flet-per-urdhrat-hyjnore-anti). LGBT i është përgjigjur deklaratave të tij duke thënë se “Në rast se apelimin për të drejtën hyjnore do ta kishte bërë ndonjë imam, ndonjë prift apo ndonjë pastor, ne nuk do të shqetësoheshim. Por ndërthurrja në një fjalim politik në vitin 2013, në Shqipëri, nga një kandidat që është dhe ministër ende në detyrë, e së drejtës hyjnore, apo “urdhrave hyjnorë” sic u referoheni ju, dhe vlerave të familjes, përbën shqetësim qytetar, por edhe shqetësim intelektual...”
Ata i kërkojnë Imamit të mos përdorë forumet e gruas për këto ide, për më tepër kur kauza LGBT lidhet ngushtë me kauzën e gruas e të çdo minoriteti tjetër të marxhinalizuar.
Më tej, grupi LGBT rikujton se para Ramës, LGBT e kanë mbështetur dhe Berisha e Meta, që u kanë kanë premtuar publikisht se “do punojmë bashkarisht për të luftuar diskriminimin”. Ndja i kërkojnë të shprehet nëse ky është mendim personal apo i partisë së tij?

Ndër të tjera në deklaratën e ‘Aleancës LGBT’ dhe ‘Pro LGBT’ thuhet:
“Më konkretisht, të hënën e datës 22 prill, zoti Berisha na priti në zyrën e tij dhe na tha se “asnjë politikan nuk duhet të ketë frikë apo komplekse për t’u shprehur për ēështje që i takojnë komunitetit LGBT që janë të drejta të njeriut”. Sipas tij, kemi “punë për të thyer akullin e shoqërisë”.
Kryetari i opozitës z. Edi Rama na sugjeroi se “duhet përgatitur shoqëria dhe duhet përgatitur terreni për të patur debate të frutshme dhe sidomos informim”.
Ky sugjerim, nisej ekzaktësisht nga i njëjti argument që përdori dhe z.Berisha për “thyerjen e akullit të shoqërisë”. Takuam edhe z. Ilir Meta që gjithashtu na tha se duhet luftuar diskriminimi. Si dhe Berisha me Ramën, edhe Meta nuk kishte asnjë qëndrim të përcaktuar pro apo kundër martesave mes së njëjtës gjini, një çështje kjo shumë e rëndësishme për ne, por që, për ironi, nuk jemi ne që e sjellim në diskursin publik, por politikanë si ju, si Nard Ndoka, Ekrem Spahiu apo Fatmir Mediu.”

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.