José Mourinho ndjell vëmendjen e gazetave po aq sa trazirat në Turqi

Postuar në 05 Qershor, 2013 07:49

José Mourinho është rikthyer tek skuadra e Chelsea-it, dhe kjo ngjarje ka përbërë një lajm për të gjithë mediat e botës. Pardje, kur u bë zyrtar lajmi i ribashkimit të tij me skuadrën e Abramoviçit, si zor të ketë patur një gazetë apo një televizion (duhen përjashtuar këtu mediat ‘e specializuara dhe të fokusuara në argumenta të caktuara’) që të mos ketë raportuar mbi këtë temë. Gazetat sportive e kanë pasur si headline (tiull kryesor në faqe të parë), por të tjerat e kanë pasur si një lajm kryesor. Ato britanike po se po, pasi do ta kenë ushqim për gojën e tyre (Mourinho është si Balotelli: kërkojnë e gjejnë gjithnjë arsye për të qenë në qendër të vëmendjes së gazetarëve). Por raportime të zgjeruara patën jo vetëm tabloidet londineze. Lajmi mbi Mourinho-n e shihje edhe në faqet e para të gazetave si The Guardian, The Daily Telegraph, The Times (kjo e fundit kish dje 3-4 faqe që ia dedikonte portugezit të famshëm).

Të njëjtën gjë bënë dhe gazetat e televizionet e kontinentit. Madje, dhe CNN-i (jo vetëm CNN International), ndonëse interesi për futbollin në SHBA është i përkorë, raportonte mbi Mourinho-n me të njëjtin zell që u raportua në Europë.

Është e qartë se Mourinho është bërë tanimë më shumë se sa një trainer. Media krijon gjithmonë, me sa duket, personazhe të tillë nga bota e sportit, të cilët tërheqin vëmendjen edhe për gjëra që s’kanë lidhje me atë që ata bëjnë. David Beckham e Mario Balotelli janë dy ilustrime. Madje, Balotelli-n sapo e shpallën si një nga 100 njerëzit më influentë në botë për vitin e shkuar!!!

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.