Fron Nahzi bën një shkrim të dëshpëruar mbi zgjedhjet tona në huffingtonpost.com

Postuar në 07 Qershor, 2013 05:23

Fron Nahzi, një amerikan me origjinë shqiptare, gazetar e shkrimtar, ka shkruar një artikull mbi zgjedhjet shqiptare, dhe ky shkrim është marrë nga siti i njohur Huffington Post. Shkrimi fillon me nënvizimin dramatik: It's a Mad, Mad, Mad, Campaign – Është një fushatë elektorale e çmendur, e çmendur, e çmendur”. Dhe përfundon me paragrafin: “Me një avantazh prej shtatë pikë në sondazhet më të fundit, socialistët e Ramës pritet që të fitojnë zgjedhjet. Por fushata elektorale në Shqipëri nuk nis e nuk mbaron me zgjedhjet. Ky është një sport që zgjat gjithë sezonet. Humbësit nuk ndalojnë se ankuari dhe fituesit nuk i lënë kurrë lëvdatat….Për më shumë se 20 vite secila parti ka premtuar ndryshime në vend, por asnjë parti nuk ka vullnet për të ndryshuar. Dhe i vetmi ndryshim që do të shohë publiku është më pak pará në llogaritë bankare offshore të liderëve të tyre dhe më shumë para në xhepat e tyre ose… një udhëtim pa viza për në SHBA.”

Dhe në fund mbyllet me një esklamacion të dëshpëruar: “Oy vey!”, që do të thotë: O Zot, ç’është kjo punë!, apo “O Zot, ç’na gjeti kështu!”

Shkrimin e plotë, ku Nahzi nuk kursen askënd (në fakt, Edi Ramën e mban pak me hatër; duke mos e kritikuar, kuptohet) mund ta lexoni në linkun e Temës http://www.gazetatema.net/web/2013/06/07/zgjedhjet-shqiptare-premtime-per-ndryshim-vertet/. Për ata që e duan në anglisht, mund të shkojnë në linkun http://www.huffingtonpost.com/fron-nahzi/albanian-elections-promis_b_3397393.html

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.