Shqip: Demokratët “i japin vetes” një humbje me rezultat të ngushtë

Shqipi i sotëm flet për një sondazh të kryer nga vetë demokratët, dhe për një shqetësim brenda maxhorancës mbi rezultatet që u kanë dalë. Ja se si e nis raportimin e tij gazetari Herion Mesi: “Edhe pse nuk bëhen të ditura shifrat [sipas qarqeve], burimet brenda mazhorancës theksuan se shifrat e mbërritura në dorën e Berishës janë cilësuar si ‘shqetësuese’, por jo ‘fatale’.... Ekziston shqetësimi se po ndryshon për keq gjendja edhe në zonat e cilësuara si bastione, si Dibra e Lezha. Sipas rezultateve të këtij sondazhi të brendshëm të realizuar nga vetë PD-ja, rezulton se e djathta do të humbë me rezultat të ngushtë.”
Disa të dhëna të këtij sondazhi (nuk përcaktohet burimi; flitet për një burim brenda PD-së): “Sa i përket kandidatit të pavarur në Vlorë, socialistit Arben Malaj, në sondazhin e realizuar nga PD-ja rezulton se ky ka një mbështetje prej 1200 votash, gjë që nuk do të ndikojë sa i përket ndryshimit të balancave së shpërndarjes së mandateve në këtë qark. Në Qarkun e Dibrës rezulton se merr një mandat kandidati i FRD-së, Sali Shehu. Në Qarkun e Lezhës pritet të jetë një tjetër qark ku socialistët duket se kanë bërë surprizën e radhës elektorale. Nga sondazhi i brendshëm i saj, Partia Demokratike rezulton të ketë humbur terren, kjo pasi, sipas demokratëve, ka ndikuar në radhë të parë emërimi në krye të listës së PD-së i ministrit aktual të Kulturës, Aldo Bumçi, i cili nuk ka lidhje me këtë zonë. Gjithashtu, një tjetër shkak i rezultatit surprizë është dhe lënia jashtë listës së kandidatëve të Paulina Hotit dhe deputetit tjetër Rajmond Hoxha. Por sa i përket kampit të majtë, një ndikim të fuqishëm në votën e së majtës ka qenë dhe kandidimi i Monika Kryemadhit, numrit dy të LSI-së. Kryemadhi, sipas burimeve nga selia blu, po investohet shumë në fushatën e Lezhës, gjë që ka sjellë dhe kthim të rezultatit në favor të së majtës.”
Shkrimin e plotë të Herion Mesit mund ta ndiqni në linkun http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/06/07/sondazhi-i-brendshem-i-pd-se-parashikon-humbje-ne-zgjedhje/
Re.Pu.
Comments
E ka saluar ne menyre jo

E ka saluar ne menyre jo profesionale ky gazetari kete sondazhin. Duket qe ai nuk di asgje nga cndodh ne qarqe dhe as qe kupton fare nga zgjedhjet. Ne Diber Sali Shehu qe te behet deputet dyuhet te marre mbi 10000 mije vota gje qe eshte absolutisht e pamundur. Shehu mund te marre maksimumi 1000 vota gjithsej qe ehste nje rezultat i mire dhe i lavderueshem. ne Lezhe ehste edhe me e pamundur. nuk po bej aritrmetike se do ishte teper. PD mund te humbe dhe jkjo nuk ehste habi por jo nga Dibra apo Lezha por ky gazetari dhe kjo gazeta as qe duan ta dine se injoranca eshte nje budallallek.

prandaj ka bere 5 mitingje

prandaj ka bere 5 mitingje vetem ne Lezhe dhe Shkoder Saliu se jane budalliqe,fundi eshte afer o Lando,kot e ke,pas 23 qershorit militantet do flaken nga administrata,duke nisur nga ty i pari !

PS:edhe mua kur me pyeten ne tel per ke do te votosh i thashe per te djathten,pavarsisht se jam i majte,ehhhh sa jane si une,humbje ngushte i thone sondazhet...hahahhahaha,i mjeri ai ...

Me vjen keq qe Respublika, ku

Me vjen keq qe Respublika, ku fillimisht u gjenda mire, ka filluar te behet propagandiste. I uroj jetegjatesi, duke u bere pjese e lexuaesve te kulturuar dhe jo e GeoXpag NOTfanatikeve partiake.

Qe sondazhi i PD-se ka dale

Qe sondazhi i PD-se ka dale shume keq kjo ka mbi 1 jave qe ka rrjedhur nga PD-ja. Me kete informacionin te ri (qe ka ca gjera pa sens) Berisha do qe te arnoje te verteten mqs e verteta i rodhi. Qe genjeshtra te jete sa me e besueshme thuaj disa gjera te verteta ne te. E verteta eshte qe PD ne Lezhe dhe Diber i ka punet keq. Por ne Tirane, Elbasan Durres dhe Shkoder qe gazetari "i informuar nga PD" thote qe synojme rikuperimin i ka punet BLOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOZE.

Une jam 99% i bindur qe kjo eshte loje e PD-se per te treguar qe jemi vetem pakez prapa, por me pak hyxhym (lexo vjedhje) do ta marrim, pra per te karikaur te vetet, nderkohe qe PD eshte SHUUUUUUUUUUUUUUME prapa.

Edhe me 2009 PD doli keq me

Edhe me 2009 PD doli keq me sondazhe por pastaj mori me shume deputete se PSja. Desha te them se sondazhet nuk pijne uje ne Shqiperi jo vetem se jane te njeanshme por edhe se shqiptari e nderron mendjen ne sekonden e fundit

Ne 2009, PS ishte 6% perpara

Ne 2009, PS ishte 6% perpara PD ne sondazhe dhe nderkohe hyri e percare me LSI ne zgjedhje duke i cuar votat e LSI kot ne 8 qarqe.

Tani vete sondashet e PD-se qe jane me te mirat per PD-ne e nxjerrin diferencen 16%, por mund te jete edhe me shume. Sondazhet me telefon (qe jane me te friguarat) kane arritur ne diference dyshifrore.

Nuk ka vjedhje apo presion mbi te lekundurit qe i ben derman Berishes kesaj radhe.

Ti kush je more qe paske

Ti kush je more qe paske gjithe keto informata?

Te ishte aq e madhe diferenca nuk do bente haleance me Meten kryetari jot Edvini mor mik.

Jane aty aty dhe sec kam nje pershtypje qe do jua kaleroje prape Saliu :)

Po u numeruan votat, Dibra

Po u numeruan votat, Dibra ndahet3:3, por nuk eshte suprize te ndahet edhe 4:2 per te majten.

Nuk duhet te harrojme ne kete proces se Dibra ne 8 vjet ka qene me e harruara. Rrugen e Arberit qe do ta nxirrte zonen nga varferia nuk e bene. Aq me keq per Bulqizen, qe e vodhen dhe e sakatuan. Ne zgjedhjet e fundit lokale, Bashkine e Bulqizes e fitoi PD "me pak" manipulime, si ne Tirane. Dibranet qe jetojne ne Diber jane njerez te zgjuar, se jetojne me punen dhe djersen e tyre, e njohin realitetin dhe perballen me te; ndersa dibranet e Tiranes jane pa identitet, interesaxhinj, sidomos ata qe jane te lidhur me pushtetin e cdo krahu; megjithese kohet e fundit shumica e tyre kane shfaqur shenja te nje shoqerie te pergjegjeshme...

Pavaresisht se me shume

Pavaresisht se me shume mundesi rotacioni do te ndodhe sic eshte dhe e pritshme ne nje demokraci ajo qe me shqeteson eshte tjeter. Eshte mospranimi i humbjes nga te dy krahet, sidomos te majtes. Nqs do fitoje e majta ne 23 qershor do jete merite e te majtes, nqs do humbe e majta do jete vjedhje e se djathtes. E para pike ku dallohet demokracia eshte pranimi i rezultateve. Kshuqe sidomos per te majtet do i thoja qe te pakten te merrni parasysh faktin qe ne zgjedhje ka dy mundesi: fitorja dhe humbja jo fitorja dhe vjedhja.... ;)

Hahaha....e para pike ne
Hahaha....e para
pike ne demokraci eshte njohja e rezultatit?!?!? E para pike ne demokraci eshte ZGJEDHJE TE LIRA e TE NDERSHME!!! ......pasi garantohet kjo, vjen pranimi i rezultatit. Pffff. Sja vlen fare me u marr me ju, po ca ti besh....!!!!
Filan fisteku, me vjen keq qe

Filan fisteku, me vjen keq qe te te informoj se per te arritur ne zgjedhje te lira e te ndershme e domosdoshme eshte qe te gjithe njerezit e te dy kraheve te kuptojne se ka dy rezultate te mundshme dhe te deklarojne se do pranohet cdo vendim i votuesve. Ne kete menyre evitohen aksidentet dhe ato cfare keto aksidente sjellin gjate dites se votimit.

Add new comment