Henri Çili për rikthimin e "enverizmit”: Mund të na rikthejë bustet e Enverit... dhe shëndetësi falas?!

Henri Çili flet për një “legalizim” të Enverizmit, dhe si larg e larg ia lë në derë Ramës. Në një shkrim te MAPO (titulluar “Legalizimi I Enverizmit”)
“Pa asnjë kompleks Edi Rama ka futur në koalicionin opozitar edhe të paktën katër parti enveriste. Kështu, si me të qeshur, ashtu si jo aq seriozisht, ashtu si pa të keq, enveristët janë ulur këmbëkryq në tryezën e koalicionit...” kështu e fillon Çili shkrimin, për të futur në këtë hulli edhe profesor Qosen që “ka filluar pak e nga pak të legjitimojë periudhën enveriste në Shqipëri; enverizmin si patriotizëm e shqiptarizëm, etj”, madje edhe librin “Enver Hoxha” të Blendi Fevziut, sipas tij shitur me 50mijë kopje.
Pavarësisht se kthimi i enverizmit në jetën politike mund të duket “ekzotik, i këndshëm, pa qeder; pse jo një penelatë më shumë në fushatën plot ngjyra e mizanskena të Edi Ramës” sipas Çilit, ai ka të ngjarë që të mund të kthejë dhe ndonjë monument të Enver Hoxhës, madje, më e “tmerrshmja” një rikthim “të apeleve për shëndetësi falas si në kohën e Enverit, e kështu me radhë!”
k.c.
I plotë:
http://mapo.al/2013/06/08/fillimet-e-legalizimit-te-enverizmit/
Comments
Une vij nga nje familje

Une vij nga nje familje anti-enveriste, pa anetare te PPSH, pra pa kolege partiake te shokut Sali Ram Sheqere Berisha, por s'do te kisha asnje kundershtim parimor ne qofte se qeveria e ardheshme do te forconte arsimin publik dhe do te taksonte ate privat, padyshim duke hedhur drite se mos valle fondet e universiteteve private jane thjesht pastrim parash te pista.

Nje pyetje Henri Cilit: a ka aksione Argita Berisha, Blendi Fevziu, Lulzim Basha, Frrok Cupi tek UET? Kujdes me pergjigjen Henri, se neser mund te pergenjeshtrohesh nga faktet!

Pse i jepni kredi ketij

Pse i jepni kredi ketij pseudo analisti?

Medioker dhe sahanlepires eshte.Mbahen per intelektuale duke jetuar ne kurriz te ketij populli.

Shushunje do thoja per keta tipa.Bejne leke duke dhene diploma me ton.

Plehra hesapi.

Kur mori votat e komunistave

Kur mori votat e komunistave per t'u bere kryetar bashkie Luli 'Lulezo' zoti Naim Cili nga Fushe Labinoti nuk u ndje sepse i erdhi rehat, ja bene ne te mire ohohooo!

Ne koalicionin e Berishes ka me shume komuniste te devotshem e te perkushtuar deri ne vdekse per komunizmin, madje jane te shkolluar e jo si disa komuniste te komunitetit qe bejne krahasime e s'ju dalin per mbare.

Cili, ne sherbim te pushtetit ekzekutiv e ne mbrojtje te bizneseve te veta eshte i perkushtuar deri me 'faljen e jetes' per antikomunizmin e nje komunisti si Berisha qe i plqen qendrimi ne pushtetin politik e ekzekutiv me shume se E. Hoxha. biles ka nisur te kerkoje ne fshehtesi dhe monumente nga perkrahes te fitimit te shfrenuar pushtetor si 'me te qeshur' qe na ka berre Tiranen, dhe me e tmerrshmja sipas autorit qe do te na ktheje shendetesine falas si ne kohen e 'shteteve sociale'. Pse e stermundon, pse e c'ekuilibron' pse e deformon Cilin Edi Rama me pretendimet e tij anipse nuk ka bere she5titje me varken me lopata ne liqenin e Prespes ?! Pse Cilin nuk e ze gjumi nga komunistet edhe pse shtetet fqinje tanet kane parti komuniste me elektorat te qendrueshem, pse Cilin tanimer qe komunistet nuk jane ne koalicion direkt me Berishen nuk e ze gjumi, pse Cilin nuk e shqeteson prania e komunistave ne istikamin e tij si Berisha, si Xhuveli, si Islami, si Tafaj, si 'klani i Zemunit', si 'shitesit e trojeve tek greket', si 'bashkeluftetaret e Z.Caushit', si 'vrastaret e demostruesve', si 'vrasteret mediatike', si 'vrastaret e Gerdecit', si vrastaret e nahijes se Cilit qe u kerkojne joservilave para per punesim e para per te ndryshuar identitet e kah politik ?!

Cili eshte nje nga sherbetoret me 'fisnike' te Berishes, pasi perdor kulturen e tij te marre ne France por jo 'francezce' per te devijuar kelyshin e vaditjes se pakenaqesise drejt te majtes. Ka te drejte se eshte i djathte i vonuar nga Fushe Labinoti; ka te drejte se u be me prona pa patur prona nga 'lulezo Berisha e t'a pifsha...'; ka te drejte sepse k nje universitet qe nxjerre studente te diplomuar per kamarier edhe po gjeten vend pune; ka te drejte se po i humbet bukuria pamore nga pasqyra qe reflektohet duke bere masazhe ne vend te liga pushtetit; ka te drejte...perderisa 't'i ngrefet' pushtetit e t'ja kall nje here e mire Cilit e t'a coje ne vatrat e katundit te vet ku para gjumit e para buke bajne dua per Hoxhen per shkak te civilizimit te tyre; te shkoje ne te ...

Cili. A e njihni Cilin ?! Djale qe po i bien qimet e kokes e te trupit nga stresi e gjetjes se menyrave per te futur ndonje virus ne te majten ne helmimin e saj.Nga te majtet i vjen e keqja te majtes. Cili edhe pse mund te kete bere ca para nuk eshte i djathte, sepse nuk te pranojne ne ate klase po nuk pate te shkruar ne biografi prejardhjen kapitaliste e jo kooperativiste...

Keni lozur ndonjehere 'cilez' ?! Keshtu eshte dhe Cili!

Per te mund te shkuash me emocione dhe pa emocione.Per te mund te shkruash sesi shnderrohet njeriu ne te parin e vet, ne majmun; pushteti te hedh banane e ti i hedh acide kundershtareve, pushteti te hedh banane e ti i hedh balte kundershtareve, pushteti te hedh banane...dhe kur ti nuk di c'te besh...ja fut bananen vetes para e prapa...

Bananen e pushtetit do byth qe t'a durosh...sepse shkon tek ...gjinekologu...

Ku eshte e keqja dhe

Ku eshte e keqja dhe enverizmi per shendetesi falas ?! Mos duhet te vdesin ata njerez qe nuk kan lek te paguajn spitalet dhe ilacet ?

Enver Hoxha gjeti nje

Enver Hoxha gjeti nje Shqiperi te djegur e te bere germadhe dhe e la nje vend te industrializuar e me bujqesi te perparuar qe plotesonte 3 here nevojat e vendit. Me shume se 700.000 bunkere por natyra u ruajt e virgjer, plazhet e pastra, uji i pandotur, pyjet model, qytetet me lulishte te mirembajtura, spitalet, poliklinikat dhe qendrat e vogla shendetesore funksiononin si mos me mire dhe pa kurrefare pagese. Rrogat vertet te uleta por hanin, pinin e visheshin te gjithe. Mungonte liria, denimet per arsye politike ishin te ashpra, kasta e Byrose dhe çakejve te tjere "komuniste" neper rrethe, bente ligjin - E VERTETE. Por le t'i veme ne nje peshore te mirat dhe te keqijat e atij regjimi dhe pastaj te bejme te njejten gje me regjimin e sotem, po, regjimin e sotem se "demokraci" ky ka vetem emrin; ne te vertete eshte fashizem primitiv e i korruptuar si pak te tille mbi dhè. Edhe fashizmi musolinian e ndertoi dhe begatoi Italine, duke e bere nje shtet model social.

Atehere nga anon peshorja? Nga fashizmi primitiv berishian i politikes se tokes se djegur apo nga enverizmi i stilit sovjetik? Personalisht nuk jam per asnje rend te ketyre shekujve te fundit; jam per nje rend me fytyre njerezore, ku dashuria dhe respekti mes njerezve dhe te gjitha krijesave te natyres te sundoje mbi fitimin(baza e rendit te tanishem boteror, Kapitalizmit te urryer), ku konfliktet te zgjidhen me marreveshje dhe me shterngime duarsh, ku te punojme te gjithe, 4-5 ore ne dite, por te punojme te gjithe duke fituar mjaftueshem per te jetuar, ku natyra dhe ambienti respektohen ne menyre rigoroze, ku fekalet e shoqerise si Berisha, Patozi, Topalli, Basha, Meta, Islami etj. te perfundojne brenda dhe t'u sekuestrohen pasurite, ku te investohet fuqishem ne shendetesi dhe arsim, per ta bere shendetesine dhe arsimin privat, te panevojshem, ku njerezit te mos rrudhen nga mendimet e shqetesimet mbi te ardhmen e pasigurt, por te buzeqeshin e te bashkepunojne.

Quajeni si te doni kete rend shoqeror, por nje dite jo fort te larget ky rend do te behet realitet se mbare Bota eshte e uritur per paqe! E shijuam mjaft gjate Socializmin qe ra pertoke sepse ishim teper majmune e shume pak njerez per te jetuar ne barazi. E shijuam akoma me gjate Kapitalizmin per te kuptuar sesa shkaterrues eshte ky rend per kete planet dhe per te gjitha krijesat qe e banojne. Tani duhet te nxjerrim anet me pozitive te sistemeve te shkuara per te ndertuar nje sistem ndryshe; sa me pare se koha s'pret, natyra po rebelohet per fajin tone dhe kataklizma te llahtarshme po priten te pushtojne globin.

E po kur u bë Henri

E po kur u bë Henri Katundari të dali dhe të japi mënd se çfarë duhet të bëjë shoqëria jonë se na dalin për ditë në këto 20 vjetë fytyra të tilla pa po na venë punët kaq mirë njër të tillë duhet të futen në burg për vjellje të pasurisë publike

Ky pasanik (deleted) ne

Ky pasanik (deleted) ne gjithe keto vite qe e kam ndjekur di te beje vetem diversion dhe turbullira ne mendjet e shqiptareve te shokuar nga kjo kodosh demokracie alla vicidoliane.Te me falni per zhargonin por kam plot dhe etika e gazetas nuk e lejon........

ky lloj katunari eshte gaztor

ky lloj katunari eshte gaztor i madh - lul basha e mori bashkine me vjedhje dhe me ndihmen e komunisteve te atij komunisti qe vdiq - se mbaj mend emrin. Pra o Naim Cili ata nuk ishin komunista - pastaj ke komunistin me fanatik qe ka patur ndonjehere Shqiperia - a mund te pretendoje gjoja PD se eshte demokrate me nje klloun komunist fanatik ne krye o Naim o Naim Hengri Cili.

Kete sahanlepires dhe

Kete sahanlepires dhe b......s nuk gjejne asnje rast pa lozur lojen e Berishes. Ishte Berisha ai i pari qe bere koalicion me Partine Komuniste per te fituar Tiranen dhe ketas nuk thane asnje gje

Sa per ate te mjekesise falas, kjo 'paria' (ish pinjollet e sigurimit te shtetit) ose jane injorante ose duan te tallen me te gjithe. Vendet me shendetesi me te zhvilluar te botes e kane shendetesine falas (Norvegji, Kanada, France, Suedi,Finlande, Angli). Perjashtim ben SHBA, por edhe atje njerezit kane siguracion public (Obamacare) ose siguracion i paguar nga punedhenesit. Ne shumicen e vendeve te zhvilluara ka nje sistem kontributesh dhe sherbimet mund te jepen nga sektori publik dhe privat, ne te tjerat sherbimet jepen vetem ne sektorin publik

Nuk ka me keq se sistemi shendetesor i Berishes qe eshte me i keqi se i Enverit. Edhe ata qe kane para dhe paguajne shume per sherbimet shendetesore konsiderohen nga institucionet private si 'cash cow' ose me mire si lope per tu vjele ca leke

Shkurt, nje lolo dhe njeri pa

Shkurt, nje lolo dhe njeri pa dinjitet dhe pa integritet moral. Pjese e gjithe hajduterise se ketyre 23 viteve, pjese e 'parise ", njeri pa karakter, qe nga nje fshatar i thjeshte eshte bere "dikush" qe kerkon te jape mend dhe moral, pa i pasur asnjeren. Mbrojtes i privilegjeve dhe i gjakpiresve te popullit, avokat i gjithe krimeve te pushtetit, njeri qe nuk e lidh asgje me interesat e popullit dhe te Shqiperise. Nje Laro, i kategorise se Cupit, Frangajt, Hoxhes, balliut, fevziut dhe gjithe te Zinjve te tjere qe ka Shqiperia. Po te mos ishin keta bandite te vegjel nuk do ' mbreteronte " as Kryebanditi

qe s'ka lene gje pa bere prej 22 vitesh.

O shoku Cili. Po Zogizmi per

O shoku Cili. Po Zogizmi per ty nuk perben problem? Se vec venies arbitrare se bustit te satrapit Zog, hajdutit ordiner te buxhetit te shteti me 1939, ndihet nje pompim i idese nostalgjike ndaj monarkise? Ti si koke e madhe qe je, cthua? A mos ka ndonje plan ogurzi per tu bere mbreteri Shqiperia? Ketu me rri ti mua...Te kesh frike nga Enverizmi seshte ndonje gje me vlere them une, se Enverizmi nuk eshte komunisem, sepse komunizmi ne Shqiperi pas Lufte 2 boterore, do aplikohej, duke qene apo jo Enveri ne skene...Por ju si duket analiza te tilla nuk i beni dot ose zdoni ti beni, se jeni turrur pas Enverizmit si Don Kishoti pas mullinjve me ere...Gjykojini Enverin apo Zogun pa veshje paragjykimi e me pas dilni tek arsyeja dreq e mori se ngelet duke zhgarravitur.

Po Enveri qe kemi aktualisht

Po Enveri qe kemi aktualisht ne qeveri, s'e shqeteson fare Cilin? Kur ka goje edhe ky...

Add new comment