Eno Koço, një libër për Gaqo Çakon: “legjenda e gjallë”

Postuar në 08 Qershor, 2013 15:52

Një nga artistët më finë të muzikës shqiptare, Eno Koço, na çudit tashmë me një biografi të të madhit Gaqo Çako, me titull “Gaqo Çako, legjenda e gjallë e tenorit”, së shpejti në treg. Një biografi që nuk është thjesht përshkrim ngjarjesh, por “dhe analizë e thelluar e zhvillimit të artit lirik në Shqipëri dhe reflektime nga ana ime për shumë çështje të artit lirik” siç përgjigjet Eno Koço në një intervistë te MAPO. Ai ka ndenjur për një periudhë të gjatë së fundmi pranë Gaqo Çakos duke i marrë atij rrëfimet për jetën e vet artistike. Gaqo është i pari këngëtar lirik ëq provoi dhe me muzikën e lehtë - një ‘devijim’ nga linja e pastër e këndimit lirik operistik, siç do e konsideronin këngëtarët e tjerë lirikë, dhe madje dhe vetë Koço – që rezultoi në një eksperiencë të arrirë që publiku e njeh përmes këngëve si ‘Këputa një gjethe dafine’ e ‘Rrjedh në këngë e ligjërime’ e që i dhanë atij famën.

Koço e përshkruan Gaqon si të parin këngëtar lirik që filloi të regjistrojë  muzikë operistike të huaj në një kohë kur në Shqipëri nuk praktikohej një gjë e tillë nga këngëtarët lirikë dhe as rekomandohej nga eprorët, pasi konsiderohej si një literaturë muzikore që mund të përmbante ‘influenca të huaja’, të dëmshme për ideologjinë e kohës (shumica të realizuara në vitit 1981, me Eno Koçon).

k.c.

E plotë:

http://mapo.al/2013/06/08/eno-koco-nje-rrefim-per-gaqo-cakon/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.