Shqiptarët e ndoqën ndeshjen Shqipëri-Norvegji, por mendjen e kanë te politika

Ka një intoksikim të paprecedent politik këto ditë, gjë që vihet re edhe në fokusimin e fortë që media ka tek politika, tek pushtimi i territorit, sidomos atij urban, me postera e flamuj elektoralë, tek përpjekja e politikës për të marrë në patronazh dhe ngjarje të një natyre jo politike, dhe vetvetiu … tek një ndotje politike e çdo ngjarjeje dhe çdo lajmi.
Dje dhe sot, në rrjetet sociale njerëzit janë argëtuar me interpretimet politike që kishin mundësi t’u bënin detajeve të kronikës së ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë e Norvegjisë. “Rama shënon, Berisha gëzohet”, thoshin ca e ca, dhe kuptohet, Rama në këtë mes është futbollisti, ndërsa Berisha është vetë Berisha, që ish në stadium. “Rama shënon, Berisha ha gol”, thoshin ca të tjerë më vonë, kur Berisha, këtë herë portieri i kombëtares, pësoi gol. Këta ishin të majtë. Ndërsa të djathtët nxorrën sloganin: “Rama, edhe kur shënon, nuk fiton”.
Edhe disa gazeta të sotme kishin bëra lojra të tilla fjalësh. “Rama mban gjallë ëndërrën, Sali Berisha e duartroket”, thosh njëra sosh qysh në faqe të parë, me gërma të mëdha. “Rama shënon, Berisha pëson”, thosh një tjetër. Etj.
Re.Pu.
Add new comment