“Fisnikëria tiranase” e Kryeministrit - Topi: për vrasësin?! Rama: për shkatërruesin e shëndetësisë?!

Dje Kryeministri Berisha mori titullin “Fisnikëria Tiranase” me rastin e 85-vjetorit të krijimit të Mjekësisë Publike. Lidhja mes fisnikërisë tiranase dhe mjekësisë publike është pak e vështirë të kuptohet, megjithatë kundërshtarët e tij politikë e kanë ironizuar fort këtë fakt. Sipas Bamir Topit, njeriu që lejoi vrasjet në Bulevard nuk karakterizohet me tipare humaniste që të gëzojë këtë titull.
“Për titullin e Berishës, turp për ata që ia kanë dhënë. Edhe në fushën e mjekësisë ka shumë figura që duhet të nderohen të respektohen sepse një mjek përpara se të jetë profesionist duhet të jetë njeri human, është bazë e profesionizmit, humanizmi. Por çfarë mund të themi për tiparet humane të këtij njeriu që vetëm 2 vite më parë nën hundën e tij në mes të kryeqytetit lejoi vrasjen e njerëzve të pafajshëm dhe sot na meritoka titullin fisnikëria tironse”, tha Topi.
Edi Rama ka qenë edhe më ironik, kur ka thënë se këtë çmim Berisha ia ka dhënë vetes, pasi ai beson që ne kemi shëndetësinë dhe spitalet më të mira në botë.
“Saliu u dekorua me medalje për vizion dhe reforma të shëndetësisë, dmth që sipas atyre që e deklaruan kryeministri që i ka bërë shëndetësisë atë që s’ja ka bërë asnjë qeveri e kryeministër tjetër, i bie që gjithë shqiptarët duhet të jenë të lumtur me këtë sistem shëndetësor. (...) Ai është i bindur se çdo gjë po shkon shumë mirë, që spitalet dhe shërbimi shëndetësor i Shqipërisë nuk ka në botë, por Shqipëria është e bindur që më 23 qershor duhet ta ndëshkojmë me një votë masive, jo vetëm si të paaftë, por si një personazh që na turpëron dhe nuk na bën nder. Do t’i japim fund talljes që vazhdon prej vitesh”, komentoi Rama.
Ja.Se.
Comments
'Fisnikeria tiranase' eshte

'Fisnikeria tiranase' eshte pararendesja e pa epur e titujve ne pritje te vlimit te fushates elektorae, pasi jane duke u pergatitur; 'fisnikeria e ish pronareve', 'fisnikeria e ish te perndjekurve', 'fisnikeria e fshatareve qe i pelqejne shume pjeshkat', 'fisnikeria e legalizimit', fisnikeria e punesimit te te papuneve te deklaruar', 'fisnikeria e taksave te uleta qe te rrit cdo vit ca pike perqindje e t'a ngul gjithe vitin me gozhde trau', 'fisnikeria e te drejtave te njeriut ne mbeshtetje te mos burgimit te njerezve te familjes', 'fisnikeria e antikorrupsionit sepse nuk do bere nga populli por vetem nga te tijet', 'fisnikeria e biznesit ne shperblim te femijeve per t'a ushtruar', 'fisnikeria e medias se lire si Frangajisha per t'u bere zoterues te tregut','fisnikeria e demokracise ne perpjekje per pavdekeshmeri ne politike'... dhe ne fund si qershia mbi torte 'fisnikeria e komunizmit'...

Kur njerezit jo fisnike shperndajne tituj fisnike...

Kur njerezit e pabese shperdajne tituj bese...

Kur njerezit 'katundar' shperndajne tituj 'fshatar' ne mes te qytetit...

Po Cili si e priti xhanem ?!

Berisha eshte i vetmi qe

Berisha eshte i vetmi qe ngriti nje tirons ne krye te shtetit shqiptar ne gjithe historine e tij. Nese ka nje ironi ne kete mes eshte qe po ky tirons qe me sh gjasa nuk ka asnje shans per te dale as deputet , leh me sh se te gjithe per titullin qe i kane dhene atij qe e beri president.

E ndolli dhe kjo vaj me det

E ndolli dhe kjo vaj me det këtijë vendi po qorkollisemi poshtë më poshtë

Add new comment