Krimi mjedisor: Me pretekstin e xhamisë po prishet hapësira e gjelbër për të ndërtuar aty edhe 2 qendra tregtare!!

Një nga hapësirat e vetme të gjelbra që ka mbetur në kryeqytet, ka nisur të prishet për të ndërtuar aty një xhami, që do quhet Xhamia e Madhe e Tiranës. Por jo vetëm kaq. Aty afër do jenë edhe dy qendra gjigande tregtare. Ta mendosh që aty është edhe parlamenti. Gjëja e parë që të vjen ndër mend është që me pretekstin e xhamisë po planifikohen edhe qendrat. Ambientalistët kanë nisur të reagojnë menjëherë, duke ftuar për protesta. Sazan Guri ka thënë sot për Shekullin se ambientalistët nuk kanë asgjë kundër xhamisë, por ndërtimi i saj do i bëjë një dëm të madh ambientit.
“Ajo që na shqetëson është se kjo hapësirë publike është pothuajse hapësira e fundit e gjelbër territoriale në qendër të qytetit.
Në syrin tonë, një parlament, me një institucion fetar dhe dy qendra biznesi në atë hapësirë nuk mund të jetë pa zona ndarje, pa krijim të hapësirave midis njëra- tjetrës, nuk mund të funksionojnë kaq afër. Unë kam dëgjuar vetë në media dhe kam komunikuar me personalitete të komunitetit fetar, që thonë se kjo nuk përbën zgjidhje për ta. Kjo pasi sërish do të ketë 100 mijë veta që do të dalin në rrugë dhe të falen. Populli përfaqësohet nga tre institucione fetare, që deri tani janë të ndërtuara. Deri tani janë kënaqur edhe tre komunitete fetare, me një xhami 500 vjeçare, me një kishë katolike dhe një ortodokse në qendër të qytetit,” thotë Guri.
Kurse Lavdosh Ferruni këmbëngul që “Kushtetuta e Tiranës”, siç iu referua me optimizëm Kryeministri, po shkelet me të dy këmbët me këtë veprim. “Në këtë kushtetutë thuhet se hapësira e gjelbër është e pandryshueshme. Nëse kjo nuk respektohet, atëherë duhet ndryshuar”.
k.c.
Comments
Fajin e kane myslimanet
Fajin e kane myslimanet fondamentalist qe behen pre e hileve te Berishes...
Nqs Tirana eshte ky bunker

Nqs Tirana eshte ky bunker betoni qe shikojme sot duhet te falenderojme shume Pd dhe Ps-ne sidomos nje falenderim te vecante per shokun Rama i cili thote qe shenderrova Tiranen ne nje qytet europian. Nuk e di ku e ka pare ate qytet europian Rama te mbuluar me beton sic kemi fatkeqesisht sot ne Tiranen. I kujtoj kujtoj Rames dhe Bashes qe qytet europiane minimumi ne cdo lagje kane parke me peme te larta, kend lojrash per femijet etj etj hajde t'i gjejme sot ne Tirane keto gjera.

Sa per keto ambientalsites dhe per Respublica qe po i shqeteson kaq shume ndertimi i xhamise(ne fund te fundit nje e drejte kushtetuese) do i pyesja:

Ku ishit ju ambientaliste dhe respublcia kur Tirana filloi te betonizohesh?

Ku ishit ne 20 vitet e fundit ku ajri i Tiranes eshte vaj medet ne cfare niveli kritik ka arritur?

Ku ishit ku u ndertua katedralja e madhe katolike ne Tirane?

Ku ishit kur u ndertua katedralja Ortodokse parap Bankes se Shqiperise? Dhe keto gjithashtu te drejten per vende kulti e kane te garantuar me kushtetute.

Pse nuk e coni zerin qe trafiku ne unazen e Tiranes te limitohet per te miren e ambienti? Me ju ambientalsite dhe Respublica e kame prape.

Po ju bej dhe nje pyetje fundit; Pse nuk thoni qe xhamite dhe muslimanet nuk i kemi qejf dmth pse nuk e pranoni publikisht se te gjithe e dime qe nuk i keni qejf e kshu nuk jua var njeri si ju dhe psikonalistit Paul Fashisti!

Haha, pra ekspertet Guri dhe

Haha, pra ekspertet Guri dhe Ferruni nuk kane asgje kunder xhamise vetem duan qe ajo te mos ndertohet.

Pastaj si guxon e flet Guri e thote qe besimtaret jan te kenaqur kur ata kan 22 vjet qe e kerkojne xhamine, madje e kerkojne qe ne 1923...

Do ishte mire KMSh te ngulte kembe qe rreth e rrotull xhamise te kete hapesira te gjelbra e jo qendra tregtare.

Add new comment