Conny McCormack: Çertifikimi i rezultatit nga KQZ kërkon shumicë ët cilësuar nga KQZ

Postuar në 11 Qershor, 2013 06:32

Kush do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare në Shqipëri? Rezultati varet edhe nga procesi i numërimit të votave, thotë Conny McCormack, kryesuesja misionin vëzhgues ndërkombëtar të OSBE/ODIHR.

Conny McCormack, e pyetur nga Deutsche Welle, flet për situatën në KQZ: “në vend të 7 anëtarëve që duhet të ishin janë vetëm katër që i përkasin të njëjtës parti politike. Kjo situatë, ashtu si e kemi vënë në dukje, po ndikon në vendimarrjen e deritanishme, pasi disa vendime, në bazë të ligjit, duhet të merren me pesë anëtarë që bien dakort ose ndryshe të merren me shumicë të cilësuar dhe jo me një shumicë të thjeshtë. Në raportin tonë paraprak, kemi theksuar se kjo kërkesë e ligjit nuk është zbatuar disa herë pasi KQZ nuk ka pesë anëtarë dhe ka marrë vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar duke përdorur justifikime racionale sipas të cilave është në rregull marrja e vendimeve me 4 anëtarë. Gjithsesi ligji është shumë i qartë dhe mendoj që çështja për ne dhe këdo tjetër është që zgjedhjet po afrohen dhe vendimi se kush do t'i fitojë ato, çertifikimi i rezultatit kërkon qartësisht një shumicë të cilësuar prej pesë anëtarësh. Ky është thelbi i çështjes. Pra, ka disa vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar prej pesë votash por më i rëndësishmi prej tyre, që është në mendjen e gjithkujt, është çertifikimi i rezultatit.

….Natyrisht që KQZ duhet të funksionojë, askush nuk dëshëron që ky komision të ndalojë së funksionuari, ju doni të bëhen zgjedhjet dhe ato nuk mund të bëhen pa një strukturë drejtuese si KQZ, për këtë nuk ka alternativë tjetër. Por misioni ynë ka paraqitur faktin që KQZ ka marrë disa vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar dhe po ecën drejt skadimit të disa afateve të tjera ligjore që kërkojnë shumicë të cilësuar. Dhe nuk do të arrijë t'i kapë këto afate nëse kompozimi i KQZ nuk përshpejtohet në kohën që ka mbetur deri në 23 qershor.”

k.c.

E plotë:

http://www.dw.de/mccormak-çertifikimi-i-rezultatit-kërkon-shumicë-të-cilësuar-pesë-anëtarësh/a-16873451

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.