Nedim Gursel i drejtohet Erdoganit: Nuk mund t’na mëshosh ti si të vishemi e çfarë të hamë!

Shkrimtari Nedim Gursel, që është ndjekur penalisht me akuzën për blasfemi për shkak të librit të tij “Bijat e Allahut” (“akuza për blasfemi në një shtet laik nuk para shkon”, thotë ai, duke përmendur dhe dy kolegë të tij, muzikantin e famshëm Fasil Say, dhe shkrimtarin tjetër, Nisanyan, që janë dënuar tanimë për të njëjtën arsye), i ka dërguar një letër kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan lidhur me atë që ka ndodhur ne sheshin Taksim të Stambollit.
Ai shkruan: “Po ju vjen fundi, zoti kryeministwr. Kjo protestë nuk bëhet nga rrugaçë e plaçkitës, siç keni thënë ju. Kjo protestë bëhet kundër jush, që doni të na impononi një stil jete konservator e mysliman. Të rinjtë e sotëm të Turqisë nuk kanë nevojë të dinë prej jush se çfarë duhet të hanë e si të vishen.”
Dhe më poshtë: “Ju doni që ne të mos pimë një gotë raki faqe botës. Sipas teje, duhet ta pimë fshehurazi. Mirëpo mua ma ka qejfi ta kthej një gllënjkë raki në breg të Bosforit, në shtëpinë time të lindjes, madje në perëndim të diellit. Ju nuk mund t’ma hiqni këtë kënaqësi timen, ngaqë paskeni fituar 50% të votave. Hiqe nga mendja: Stambolli nuk është Dubai.”
Re.Pu.
Comments
Kur shikoj frymen e
Kur shikoj frymen e protestave ne Turqi me vjen ne mendje ajo shprehja: Na lane ne turqit 500 vjete prapa apo i lame ne ata?
Add new comment