Arkiv-Lajme
Sondazhi Piepoli: Koalicioni i partive të majta në nivelin e 2009-ës; FRD gërryen elektoratin e koalicionit të djathtë
Instituti Piepoli, i njohur në Itali për sondazhet që zhvillon për Televizionin RAI, publikoi sot në Vizion Plus sondazhin e 3-të për gjithë Shqipërinë, si dhe sondazhin e 2-të për Tiranën. Si edhe para dy javësh, Piepoli e zhvilloi sondazhin nëpërmjet anketimit telefonik të një kampioni prej 1000 të anketuarish në rang kombëtar dhe 1000 të anketuarish në qarkun e Tiranës. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor për të dyja kampionet ishte +/-3%.
SHËNIM: Shkëlqimi dhe rënia e yjeve të Grillos
Rezultati i zgjedhjeve të fundit lokale (26/27 maj turni i parë dhe 9/10 qershor turni i dytë), shënoi një rënie vertikale të votave për “Lëvizjen 5 Yje” të Beppe Grillos. Në çdo komunë përqindja e konsensusit të kandidatëve me 5 yje u përgjysmua në raport me shpërthimin që Lëvizja pati në zgjedhjet e përgjithshme të shkurtit të kaluar. Por cilat janë shkaqet e shfryrjes kaq të bujshme të një “tsunami” që premtonte revolucion por që rrezikon të fundoset nga vetë dallga që krijoi?
Shqiptarët në Shkup manifestojnë në shenjë solidariteti me Rexhep Taip Erdoganin (!!!)
Disa qindra shqiptarë të Shkupit kanë dalë të manifestojnë? Përse? Për të drejtat e tyre në Maqedoni? Në emër të ndonjë ideali tjetër kombëtar apo human? Jo, kanë dalë të manifestojnë – duket e pabesueshme, por është e vërtetë – në shenjë solidariteti me Rexhep Taip Erdoganin.
Vendimi i qeverisë për ngritjen e rrogave dhe pensioneve, guri i fundit zyrtar i fushatës elektorale
E zhilluar në një orë të vonë, e zhvilluar në një kohë të papërshtatshme, kur duhet edhe një javë që të zhvillohen zgjedhjet, pa llogaritur heshtjen zgjedhore , Kryeministri Berisha shfrytëzon mjetet e fundit që i kanë mbetur, miraton 44 vendime (44-numri simbol i PD në fletën e votimit). Këtë fakt e vë në dukje sot në faqen e parë gazeta “Shqip”.
Berisha u ikën kamerave të Ora News-it. Ishte çasti i mikrofonimit: Mund të zbulohej anti plumbi
Në një reportazh që kish përgatitur Ilva Tare për programin e vet në Ora News, të fokusuar në dy tubime elektorale të Berishës e Ramës, binte në sy një diferencë mes këtyre të fundit. Këtë diferencë e bënin “masat e sigurisë”. Berisha ishte i blinduar. Kjo gjë dihet, tanimë, nga të gjithë, por reportazhi solli pamje “të gjalla” të policëve e rojeve të panumërt për trupin e kryeministrit, një qen anti minë, dhe ….
200 emërime të paligjshme vetëm te “Nënë Tereza”, po në qindra institucione të tjerë!?
Sipas gazetës “Mapo”, një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar mekanizmin e abuzimeve me punësimet e paligjshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Të paktën 200 persona janë punësuar pranë këtij institucioni përgjatë periudhës 2011-2012, kur QSUT drejtohej nga Saimir Ivziku.
Mark Nika i shkruan Zhejit, Dumës dhe Çanit
Xhaxhai i Aleks Nikës, mbetur i vrarë në bulevard më 21 janar 2011, ka ndjekur mbrëmë programin e Artur Zhejit “360 gradë”, në News 24, dhe ka mbetur pa fjalë prej reagimit të Artur Zhejit, Grida Dumës dhe Arian Çanit, të cilët – kështu thotë në një shkrim të sapo publikuar – “janë revoltuar shumë që një kolegu i tyre i quajti vrasjet e 21 Janarit ndërprerje të demokracisë”.
Dikush në Washington nuk do që Vetvendosja të flasë për bashkim kombëtar: “Ndryshe, qajini marrëdhëniet me SHBA-të”
Daniel Serwer, profesor në "Johns Hopkins School of Advanced International Studies", dhe njohës i mirë i punëve të Ballkanit, ka shpërndarë një letër që i dërgohet Albin Kurtit e të vetëve nga Edward Joseph, diplomat amerikan dhe ish-zëvendësshef i OSBE'së në Kosovë. Edhe Kurti, edhe Joseph, kanë marrë pjesë në një aktivitet të këtij universiteti. Në letër, diplomati amerikan përdor tone paternaliste, dhe në thelb u thotë eksponentëve të Vetvendosjes se dy opsione kanë: “1. Ose t’u mbaheni pozicioneve nacionaliste e ideve për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën; ose 2.
Fushata vazhdon. Të ardhurat bien. Shpenzimet rriten. Dhe premtimet, gjithashtu.
Jeni ngopur me lajme elektorale? Ja një lajm jo elektoral, i dhënë nga Top channel: “Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë së muaji maj ishte katastrofik për financat e shtetit. Sipas Ministrisë së Financave, të ardhurat nga taksat ranë me 30 për qind krahasuar me majin e vitit 2012. Shifrat tregojnë se kjo është rënia më e madhe e të gjitha kohërave, duke nxjerrë jashtë parametrave ligjorë të gjithë treguesit e buxhetit.
Berisha flet për apartamentin e vet, por Braçe i kujton të përmendë dhe ato të familjes
Berisha ka zgjedhur Rrashbullin për të folur për herë të parë këto vitet e fundit për ndershmërirnë e integritetin e vet. Termi ‘korrupsion’, në fakt, është zhdukur nga fjalori i Berishës. Me këtë term erdhi në pushtet 8 vjet më pare. Shqipëria, nga të gjitha organizmat ndërkombëtare, konsiderohet sot si më e korruptuar se tetë vite më parë.