Gjenerali Sandër Lleshi polemizon me Ndriçim Kullën. “Mos bëj sulme me maskë”, i thotë

Postuar në 14 Qershor, 2013 07:29

Sandër Lleshi, gjenerali i shkarkuar nga Imami, kish marrë sot në gazetën Panorama rolin e një polemisti. Polemizonte me Ndriçim Kullën, për të cilin thotë se është këshilltar i Presidentit të Republikës, dhe i cili ka shkruar një artikull para disa ditësh, ku nga ana e vet polemizonte me Rrok Mirditën, klerik. Ky i fundit i ka bërë një letër publike vetë Sandër Lleshit, dhe në atë letër i jep mbështetje atij në këtë moment, dhe denoncon një frymëzim anti katolik, mbi bazën e të cilit – kështu i kanë thënë Mirditës – është bërë shkarkimi.

Lleshi e qorton Kullën pse ai nuk e ka nënshkruar shkrimin si këshilltar i kreut të shtetit, në një kohë që këtë gjë e ka bërë në rrethana të tjera, fjala vjen “kur trajton [në shtyp] tema të tilla si ‘Moj Katina nina-nina’” . Pasi zhvillon polemikën me një “ton të pamëshirshëm” (ku bën dhe kronologjinë e shkarkimit të tij), ai në fund ka një post scriptum, ku lë të kuptohet se në Presidencë nuk ka të punësuar asnjë katolik: “Do t’i kërkoja z. Kulla që, për t’i dhënë një besueshmëri më të lartë asaj që ka shkruar e që ndoshta do të shkruajë lidhur me tolerancën fetare të Presidencës, të ftonte si bashkautor ndonjë koleg të tijin të besimit katolik që punon në Presidencë, nëse atje ndodhet ndonjë i tillë. Për efektin simbolik të kësaj mendoj se do të mjaftonte edhe ndonjë pastrues. E, nëse, rastësisht, nuk gjen ndonjë të tillë, të mos mundohet që këtë ta kompensojë me folklor banal. Lajmet presidenciale se “fëmijët recituan dhe kënduan me çifteli Këngën Rapsodi që pellazgët i kushtuan tokës” nuk janë kontributi më i mirë as për tolerancën, as për shkencën e as për seriozitetin e Presidencës.”

Shkrimin e plotë do mund ta gjeni në linkun http://www.panorama.com.al/2013/06/14/sulmi-me-maske-i-presidentit-nishani-2/

Re.Pu.

Comments

Submitted by Vlora (not verified) on

Ky Gjenerali i leshit po lufton me nje menyre shume te rezikshme, nuk ka ne Shqiperi ndenja anti katolike, anti ortodokse, anti bektashije anti islamike. Ne Shqiperi nuk do tia dije njeri per fene tende o llesh

Submitted by Dentisti (not verified) on

e lexova shkrimin dhe mu duk shume patetik, edhe ju te respublika nuk e kuptoj pse i kushtoni kaq shume vemendje ketij personazhi .....

Submitted by Minella (not verified) on

Na informojne, pra, qe mos o Zot te humbasim ndonje grimce nga seriali.

Me kete rast, se ka edhe te miren e vet kjo pune, marrim vesh se kush jane keta njerez tamam. Ec e beje me faj po deshe Jarin pastaj.

Submitted by Genti (not verified) on

Ish-ushtar Lleshi ka nisur te shohe enderra me sy te hapur. Katolikun Ndricim Kulla e sulmon si anti-katolik. Forumin Shqiptar te Kanadase qe eshte nje organizate e thekur laike e sulmon si organizate islamike. Sic ka nisur Lleshi Arben Imamin, ka per ta veshur me callme e do ta shpalle Imamin Arbenor te Al-Kaedes ne Ballkanin Perendimor.  Forumi kanadez paska patur te drejte ne ankimin qe ka bere kunder ketij oficeri. Ky nuk qenka ne rregull nga trute.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ky qenka vertet nje fondamentalist katolik,
derisa si i mbytyri pas fijes se barit,
kapet vetem pas motiveve fetare,
per shkarkimin e tij mese normal,
ashtu sic u liruan edhe 2 gjenerale te tjere bashke me te,
dhe shume te tjere para tyre.

Submitted by Lex Rex (not verified) on

Shume po i fryn borise se perkatesise fetare ky Lleshi, mire qe nuk u be president. Jo se eshte Jari me i mire, te dy merre me leng jane.

Submitted by Psikoanalisti (not verified) on

Ndricim Kulla dhe Fahri Balliu jetojne si botues me parate e qeverise Berisha, Kulla ha buke ne presidence, cfare priste gjenerali qe keta te dy te mbronin nje kaurr si ai?

Submitted by gangnam (not verified) on

Po nuk ka bere per katolicizmin shqiptar Sander Lleshi as 1% te asaj qe ka bere Fahriu me Ndricim Kullen. Fahriun e bekoi papa se Fahriu ia botoi librin, po jo vetem librin e papes, edhe Historine e Kishes, apo libra me tiuj "Janko Huniadi, mbrojtesi i Krishterimit". Kulla ka botuar gjithe veprat e Zef Valentinit. Fahriu bile ka botuar edhe pamfleti antimusliman te Oriana Fallacit ne gazeten e vet, kurse Kulla e botoi si liber po te njejtin pamflet. Keta jane njerezit qe ua financon botimet shteti i  Berishe muslimanit . Sandrit i rrofte mbiemri

Submitted by Muç Nano e ka t... (not verified) on

Sepse Mustafa Nano e ka thene...!

Sepse...Nano, e ka thene vete qe "mban ane"...

dhe se kur preket sado pak ne idene e tij, censuron deri edhe komentet qe dergohen ne kete

adrese, e nuk perkojne me sedren e tij...ballkanike

Ne vend qe te sjelle argumente sa me te qeta e paqetuese, Nano shton ujra te trubullta

e shtojne ndarjen qe s'eshte.

Se, si ta marresh ndryshe idene e perqindjeve fetare (qofte edhe te nje pastruesi)

ne presidence?!

Submitted by Anonim (not verified) on

Ky nuk paska qene gjeneral dhe me te vertete e paska pas hak shkarkimin. Kisha menduar se i rane me qafe  keta te qeverise po ky qenka nje hajvan dhe fondamentalist po fondamentalist i trashe, leshko. Ik or  Llesh  se nuk i shkon burrit me bo dallime fetare se o turp i modh. Myslimon, katolik, ortodoks apo edhe ungjillor po deshe te gjita ne rregull jane dhe duhen respektu deri ne fund dhe vetem me qene si ty mund te frysh mes tyre

Submitted by Psikoanalisti (not verified) on

Muci eshte liberal dhe ben mire, atij s mund asgje, pse qendron me lart se shume te tjere, bravo Muci, vijo keshtu...

Submitted by Dritani (not verified) on

Eshte per te ardhe keq qe njerzit nuk merren me hallet e tyre (te pine ate kafen gjithditore) po meren me komente patetike duke justifikuar parazitizmin qe i karakterizon, per tu ndjere te dobishem sikur po kontribuojne ne punet e ktij vendi per ta cuar perpara e prandaj nuk kane kohe te punojne e te cojne nje cope buke ne shtepi.

Eshte per te ardhe keq komentues qe nuk dine rregullat baze te gramatikes, e duke ngrene ato dy qofte me qepe e me duart me lyre shtypin tastieren, kruajne veshin me celsa makinash, pastaj kruajne koken, pastaj rregullojne allatet, kruajne edhe nje here leshin e barkut qe ju ka dal jashte nga obeziteti i parazitizmit... e meqe jane aty per te cuar kombin perpara marrim persiper te gjykojne e te perdhosin nje jete te tere perkushtim ndaj FA dhe mbi te gjitha perkushtimin ndaj nje profesioni.

E nese e beni kete, sigurisht per te cuar kombin drejt prosperitetit, te pakten merrni informacionin nga burimi. Mos shplani gojen nga uji i rrjedhes, aty ku pshurrin derra e gomere (se ajo eshte puna e tyre), e pastaj ta peshtyni ketu ne virtualitetin publik.

Parazitet "Anonim" qe flasin per "shkarkime mese normale" pa motivacion ligjor, sigurisht qe nuk e kane idene se ca eshte normaliteti dhe shteti ligjor.

Ketu fillon gjithcka, te shteti ligjor, ketu fillon prosperiteti.

Nxirreni celesin e makines nga veshi, lani duart, mbertheni pantallonat, shplani gojen nga uji i ndotur pastaj flisni lirisht per cfare mendoni se eshte normale apo anormale per nje shtet demokratik.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.