Dikush në Washington nuk do që Vetvendosja të flasë për bashkim kombëtar: “Ndryshe, qajini marrëdhëniet me SHBA-të”

Daniel Serwer, profesor në "Johns Hopkins School of Advanced International Studies", dhe njohës i mirë i punëve të Ballkanit, ka shpërndarë një letër që i dërgohet Albin Kurtit e të vetëve nga Edward Joseph, diplomat amerikan dhe ish-zëvendësshef i OSBE'së në Kosovë. Edhe Kurti, edhe Joseph, kanë marrë pjesë në një aktivitet të këtij universiteti. Në letër, diplomati amerikan përdor tone paternaliste, dhe në thelb u thotë eksponentëve të Vetvendosjes se dy opsione kanë: “1. Ose t’u mbaheni pozicioneve nacionaliste e ideve për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën; ose 2. Të keni vëmendjen e SHBA-ve si parti; rrugë tjetër nuk keni”.
Letra është e gjatë, e hollësishme, dhe përmban pesë pika. Mund ta ndiqni në linkun http://gazetaexpress.com/?cid=1,13,114292
Re.Pu.
Comments
Peqe.
Peqe.
Mos bini preh e propagandes

Mos bini preh e propagandes se mediave ne Prishtine qe bejne lojen provinciale se kush eshe pro dhe anti amerikan.

Edward Joseph, ska asnje lidhje me ameriken dhe eshte vetem nje i punesuar ne universitetin ne fjale.

Mr. Hopkins ben mire te

Mr. Hopkins ben mire te shikoje punet e veta e ti lere letrat; ne fund te fundit nuk e autorizon njeri te flase ne emer te State Department. State Department ka zedhenes shtypi.

Megjithese pak a shume ajo qe thote ai dihet prej kohesh, dhe supozohet si e vertete, kjo nuk duhet ti pengoje njerezit me mend dhe ide te punojme per ceshtje qe jane ne interesin e vet (ne rastin konkret bashkimin kombetar) por dhe te mbajme raporte te mira me SHBA-te nga ana tjeter. Qengji i urte pi dy nena. Greket kane kaq kohe qe e dredhin sa andej kendej dhe kane pire me shume se dy. Kur vjen fjala per ceshtje kombetare nuk leshojne pe, sado te shtrenguar ta kene litarin. Mendoj se duhet te tregohemi te zgjuar por edhe me dinjitet mbi te gjitha. Per fat kemi nje Vetevendosje!. Nuk ben vaki qe Kurti me shoke do sakrifikojne deshiren per bashkim dhe parimet e vetevendosjes, nje nga shtyllat baze te ideologjise se tyre politike, thjesht qe dikush ne SHBA t'u rrisi noten ne sjellje.

Kurti nuk eshte as langaraq,

Kurti nuk eshte as langaraq, as bishtdredhur, as naiv e as frikacak! Z. Joseph do te bente mire t'i fuste tek vendi... opsionet... se Vetevendosje si forca e vetme atdhetare ne Kosove, nuk do te ndryshoje kurre!

MBARE KOSOVA VETEVENDOSJE!

Prit sa te ike

Prit sa te ike "shumengjyreshi" Obama dhe te vije nje redneck i jugut republikan ne zyren ovale dhe do ta shohim si do flase State Department-i.A do jete per Bashkim Kombetar apo jo.E vetmja gje qe mund tu prishe pune SHBA-ve nga Vetevendosja ne te ardhmen do te jete mungesa e deshires nga ana e saj per te bere koncensione me cmime qesharake per multinacionalet amerikane.Keto mund te bejne presion per kelyshin e tyre Hashimin qe rrehet me ndonje kocke.Them se edhe ky problem do kapercehet se kur ta shohin amerikanet qe po vendoset shtet demokratik do te thone: We can work with that!

Add new comment