Arkiv-Lajme
Shënim: gracka e tentativës për të barazuar Lubonjën me Çilin
Viktor Malaj ka 2 ditë që shtjellon te Dita konceptin e Çilizmit, një koncept që ai e mbështet mbi sjelljen/qëndrimin mediatik të analistit Henri Çili, duke pranuar gjithsesi se ky fenomen ka ekzistuar para Çilit (duke i dhënë dhe fatin të hyjë në terminologjinë politike shqiptare, për një gjë që nuk e ka as meritë të veten – shërbimin me çdo mjet, duke përfituar nga aksesi në media, ndaj pushtetit).
Çfarë është “Çilizmi”?
Berisha inauguron tunelin dhe fton Blushin të mbajë fjalën e të hyjë në PD
Është vështirë të marrësh vesh nëse u hap autostrada Tiranë-Elbasan apo vetëm tuneli, që është një segment i saj (mediet pranë qeverisë thonë "u hap autostrada", ato pranë opozitës shkruajnë "u hap tuneli - një segment i autostradës"). Autostrada Tiranë-Elbasan është cilësuar pas rrugës së kombit, si vepra e dytë më e madhe publike në vend. Nga fjalët e Kryeministrit në përurimin e tunelit, mund të besosh se mjafton ti hipësh makinës e të nisesh që sot për Elbasan:
Berisha shpjegon në Has luksin e Ramës dhe përkorjen e vet: unë jetoj në apartament, ai në vilë!
Berisha ka zgjedhur Hasin për t’u shpjeguar mbi diferencat e immobiliare të tijat dhe të Ramës. Ai ka tentuar t’u shpjegojë atyre ku jeton ai, e ku jeton Rama, kuptohet duke përdorur për banesën e vet fjalën “apartament” edhe pse e ka në qendër të Tiranës dhe për Ramën fjalën “vilë”. Madje, për vete e mat me metra katrorë, për Ramën e mat me metra linearë.
Shekulli ka kapur në deklaratat e Kryeministrit në Has edhe nja 2 mospërputhje, ku ai herë thotë 125 e herë 120 metra2 për sip. e apt të vet.
Një shans për të pyetur Ambasadorin amerikan
Të gjithë ata që do të donin të pyesnin vetë drejtpërdrejt Ambasadorin amerikan mund ta bëjnë sot, në orën 14:00 (ora lokale e Shqipërisë).
Në faqen e vet zyrtare në FB, ambasada amerikane ka nxjerrë njoftimin: “Nesër, 17 qershor, në orën 14:00, Ambasadori Alexander A. Arvizu do t’u përgjigjet pyetjeve tuaja në një bashkëbisedim të drejtëpërdrejtë online, nëpërmjet programit “Pyet Ambasadorin”.
Kush ka frikë nëse Rama bëhet Kryeministër?
Në një shkrim te Shqiptarja.com Genc Kondi ngre (dhe më pas i përgjigjet) një pyetje interesante: “kush ka frikë nga Edi Rama Kryeministër”. Sipas tij kjo mund të jetë kthyer tashmë në një makth për shumë vetë. Pasi analizon Ramën në politikë, si dhe kritikat kundër tij duke i përballur me ato që Kondi i shtron si arritje të tij, ai përfundon se ata që kanë frikë nga Rama, kanë frikë se mos merr “sëpatën” dhe gjen fondet për të realizuar programin e tij, fonde që mund t’u “dhembin” disave.
Kreu i fondacionit Friedrich Ebert: Kemi prova se administrata në këto zgjedhje detyrohet të mbajë anën e qeverisë
Frank Hantke, drejtori për Shqipërinë i fondacionit “Friedrich Ebert” (është një fondacion i lidhur me të majtën gjermane, dhe mban emrin e një politikani të rëndësishëm social-demokrat të fillim shekullit të kaluar) ka dhënë një intervistë për radion Deutsche Welle, që ka qenë një nga mediat më atkive në këtë fushatë elektorale. Ai e ka vëzhguar mirë fushatën, dhe ka arritur në disa përfundime:
Edi Rama në Bugajski Hour: Vëzhguesit kanë qenë spektatorë në një mort
Edi Rama ka qenë në Bugajski Hour, dhe biseda ka shkuar tek vëzhguesit ndërkombëtarë, për të cilët Rama tha se ka “një këndvështrim të përzier”. Dhe sqaroi: “Unë i kam parë [monitoruesit] të dështojnë në vitin 2009. I kam parë ata të bëjnë një punë të jashtëzakonshme në vitin 2011. Pra, s’e di se si funksionon. S’e di përse. Por kam parë dy përvoja të ndryshme. Shpresoj se kësaj here, do të kemi një përvojë të ngjashme me 2011-n, dhe jo me 2009-n. Kam kujtime mjaft të mira me kreun e Misionit të ODIHR-it, Jonathan Stonestreet.
Kryeministri viziton Tropojën, po asnjë tropojan s’i jep dot as dorën, prej masave të forta të sigurisë
Të jetë paranojë apo frikë reale? Mediet bëjnë të ditur se Kryeministri ka vizituar sot Tropojën pas 4 vitesh, nën masa të forta sigurie. Qyteti gëlonte prej efektivëve civilë të Gardës së Republikës dhe policëve me uniformë që prisnin mbërritjen e kryeministrit Sali Berisha. Zona në të cilën u mbajt tubimi ishte e tëra e mbikëqyrur nga dhjetra e dhjetra pjestarë sigurie, shumica prej të cilëve në fakt ishin të veshur me rroba civile, raporton Top Channel, teksa nuk mungonte edhe mbikëqyrja e terrenit nga çatitë e ndërtesave përreth.
Iran, presidenti i ri është Hassan Rouhani! Mbaron epoka e Ahmadinexhad.
Kleriku i moderuar Hassan Rouhani është zgjedhur president i Iranit, ka njoftuar Ministri i Brendshëm i vendit. Mustafa Mohammad-Najjar tha në një konferencë shtypi sot se Rouhani ka fituar zgjedhjet presidenciale të Iranit me më shumë se 18 milionë të votave.
Ngjela në Facebook flet për sakrifica dhe për tragjedi dhe “lutet”: hidheni votën, kërkesë historike