Ngjela në Facebook flet për sakrifica dhe për tragjedi dhe “lutet”: hidheni votën, kërkesë historike

Votimi i 23 qershorit është një shans historik për të arritur një fitore, e cila do të na ndajë nga shterpësia, injoranca, ligësia dhe abuzivizmi që na ka drejtuar në tetë vjet". Këtë mesazh ka nxjerrë kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela sot në faqen e tij në Facebook. "Kush nuk e kupton se edhe një votë është kërkesë historike, duhet të kujtohet se të gjitha tragjeditë e popujve iu kanë ardhur nga paaftësia", shkruan ai. Sipas Ngjelës, ndërmjet rrënimit dhe rënies së një populli nuk ka ndonjë diferencë të madhe. Megjithatë, në momente të caktuara historike rrënimi është thjesht rënie"."Kjo është gjendja jonë sot, kur gjithçka ka mbërritur në ndjesinë individuale se të gjithë mund të jemi të humbur. Në situata të tilla, ai që merr përsipër të shpëtojë shoqërinë e tij nga një rënie e tillë duhet të sakrifikojë, sepse me anë të kësaj sakrifice ka shpëtuar edhe veten. Kjo duhet të jetë deviza e shqiptarëve në këtë kohë rrënuese: gjithkush duhet të bëjë çmos që të ndalojë rënien tonë", bën thirrje Ngjela.
Ne.Su.
Comments
Shqiptaret duhet te kuptojne

Shqiptaret duhet te kuptojne se largimi i ketij regjimi eshte e vetmja shprese per te ardhmen e familjeve e femijeve te tyre.Ai qe nuk e kupton kete ose eshte injorant ose eshte i koruptuar i ketij regjimi

Eh Ngjela... Ti e di mire

Eh Ngjela...

Ti e di mire se e verteta e plote nuk eshte kjo: dramat e tragjedite e njerezve nuk vijne thjesht nga paaftesia!

Ata nacionalistet e botes se hapur te viteve '30, nuk ishin te paafte, por humben ndaj te paafteve te kuq, apo jo?!

Se te kuqte nuk ishin nacionaliste, por ishin edhe te liq, te afte ne ligesine e tyre, ne mosdashjen e dheut te tyre,

dhe si perdorues te dhunes, marrjes se pushteti me dhune, e mbajtjes me burgje e ndeshkime...

Kur thua vetem "...prej te paafteve" duket sikur s'kane rendesi sistemet shoqeror e politike, por ti e di mire se kjo nuk qendron, Ngjela...!

Te paaftet ne pushtet, ata duhen zbritur prej karrikes, por mendo sikur ne vend te tyre te ngjiten te liq te kuq!

Po ai qe do vije do jete me i

Po ai qe do vije do jete me i mire? 40% te pushtetit e kane ndare me LSI Sh.p.k.

Menjehere, 30 000 vete ne pune nga LSI. Tju rroje ndryshimi dhe "Rilindja" shqiptareve.

40% i ka Ilir Floriri dhe

40% i ka Ilir Floriri dhe banda e tij, 20% i ka Kocua, kurse Ngjela, Gjinushi, Milo mbeten jashte parlamentit dhe qeverise. Kjo eshte Rilindja ...Une per vete ja jap voten Gjinushit, Ngjeles apo Milos.

Megjithate fashizmi i Sali

Megjithate fashizmi i Sali Berishes duhet te bjere me cdo kusht. Liri a vdekje..ky eshte ljammotivi qe ka dash te thote av. Ngjela

40% e pushtetit do jete

40% e pushtetit do jete ne bllokun e iliri metes, dhe Ngjela minister drejtesie .... kjo nuk eshte histori por turp

votoni kundra fashizmit qe te

votoni kundra fashizmit qe te behet minister ky i kulluari qe i ka provuar te gjitha skajet e politikes per pakez pushtet nderkohe ne 97-en ishte avokat i fashizmit qe denoncon sot. Une per vete jam i prirur ta besoj kete Jovan Bregun e politikes shqiptare qe nuk e ka fare per magazinen e vet por per shpetimin e popullit nga injoranca

Jam dakort qe duhet votuar
Jam dakort qe duhet votuar kunder Berishes e per ta rrezuar ate, ose per ta nxjerre ne opozite, por kush do i zere vendin? Kush? A jane ato me te mire se Berisha? A nuk i kemi bere prove? Edhe zoterine tende e kemi pare ne karrige ministrore ne te dy krahet.
Vota eshte e shenjte, por kur ndodhemi para nje alternative ne te cilen me argumentohet se duhet tia jap voten njeres pale se pse duhet hequr qafe kreu i pales tjeter por nuk me ofrohet nje alternative e besueshme dhe e paster, atehere kete vote te shenjte nuk do ia jap as krahut tjeter. Pikerish se eshte I VETMI MJET I SHENJTE qe me ofron demokracia. Nuk dua qe pas nje viti te pendohem dhe mallkoj veten se votova per dike tjeter sepse isha i lodhur nga Sali.
Bir Selman i nenes ke te qaj me pare. Si Lena ashtu dhe Prenda jane njesoj.
Avokati ka të drejtë të

Avokati ka të drejtë të gjithë duhet të vemi në votime dhe ta hedhim për rilindjen të gjith ata që duan një të ardhme të mirë për fëmijët e tyre ata që nuk duan të votojnë për Salistanin

Add new comment