Arkiv-Lajme
Shkodër: Berisha bën viktimën, ndërsa Topalli lëshon gojën, dhe regjistron momentin më pak etik të fushatës
Berisha ishte sot në Shkodër, dhe vetë bëri viktimën (“Rama veç më shan mua”, tha ai), ndërsa rolin e “djalit të keq” ia ka lënë Jozefina Topallit. Kjo e fundit mori fjalën, dhe u lëshua në një sulm “asgjësues”. Çfarë ajo tha nuk do duhej, në fakt, të raportohej, pasi është jashtë çdo etike. Por ndoshta e vlen të raportohet, pasi është momenti më 'dirty' i fushatës:
Ministria e Mbrojtjes, miliona (brenda pak ditësh) drejt TV Klan. Dita dhe TCH raportojnë skema të ndryshme
Aleksandër Frangaj u vu në qendër të kritikave të opozitës vitin e shkuar pasi u zbulua se i vëllai i tij, Eduard Frangaj, nëpërmjet një kompanie private kishte përvetësuar miliona euro nga entet shtetërore për realizimin e spoteve televizive. Duket se presioni publik e ka bërë të vetën. Milionat vazhdojnë të rrjedhin lumë për Frangajt, vetëm se ka ndryshuar rubineti, fondet nuk kalojnë më nëpërmjet kompanisë së Eduart Frangajt, por nëpërmjet një kompanie të re, të krijuar në janar të këtij viti, e cila drejtohet nga një nëpunës i Aleksandër Frangajt – raporton e përditshmja DITA.
Anketa: shqiptarët kundër martesave homoseksuale, të ndarë për legalizimin e prostitucionit
Shqiptarët kërkojnë më shumë mirëqenie, sistem arsimor e shëndetësor efektiv, por janë të ndarë në tema të tjera si përshembull për legalizimin e prostitucionit dhe tërësisht kundër martesave homoseksuale. Këto janë disa nga konkluzionet e sondazhit të organizuar nga “Lëvizja Mjaft” me titullin “Platforma qytetare- Votëmatësi”.
Dritan Dajti, në një shpërtim emocional në sallën e gjyqit: Pas 23 qershorit do hap “kutinë e Pandorës”!...
Më 11 qershor, i afërmi i Dajtit, Lulzim Muça është ndaluar sapo ka dalë nga salla e gjyqit me urdhër të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Burime policore bëjnë të ditur se Muça dyshohet të jetë i përfshirë në disa vepra kriminale të ndodhura në Tiranë.
Lulëzimi është një i afërmi i Dajti, ndaj Dajti sot në seancën gjyqësore ka reaguar duke thënë: “Nëse merreni me të afërmit, iu bëj të ditur se me kë keni të bëni. Më quajnë dritan Dajti!” .
Pas 23 qershorit do të tregoj të vërtetën mbi vrasjen e 4 efektivëve të policisë, ka deklaruar më pas ai në sallën e gjyqit.
Ndërsa brazilianët protestestojnë kundër dekorit të “Botërorit 2014”, ne, nën tamburë e flamurë të ministrit Imami, “të lumtur drejt zgjedhjeve”!
Kanë marrë përmasa të frikshme protestat në Brazil. Dhjetëra mijëra njerëz në më shumë se 10 qytete, përfshirë kryeqytetin, kanë protestuar kundër kostove të mëdha të dekorit, transportit dhe organizimit të Botërorit 2014-të, ndërsa ne, nën tamburë e flamurë shkojmë “të lumtur drejt zgjedhjeve”, pa e çarë kokën fare për shpenzimet marramendëse që përdorin partitë politike në fushatën elektorale, për fondet publike që vërshojnë lumë dhe për mënyrat e errëta se si ato qarkullojnë.
Kush do të fitojë, pikëpyetja apo pikëçuditësja!?...E thotë Rama këtë
“Libri i shtëpisë”, edhe pse u bë baltë, vazhdon me replikat mes Ramës dhe Berishës. Sot përsëri Berisha i ka rënë cylës në të njëjtën vrimë, “martesave elektorale” të Ramës. Ndërsa Rama nga Librazhdi lëshoi, ashtu si fare rastësisht, batutën e paharrueshme: “Të shohim kush do të fitojë, pikëpyetja apo pikëçuditësja”!?... . Pra pas 23 qershorit shqiptarët do të kenë ose një “pikëpyetje të madhe” ose një “pikëçuditëse të gjatë” në krye.
Në Neue Zürcher Zeitung bëjnë gallatë me Berishën, që mbeti me gërshërë në dorë
Gazeta Neue Zürcher Zeitung është një nga më cilësoret në Zvicër, dhe gazetari Thomas Fuster, që ka vizituar Tiranën, ka shkruar një artikull për këtë gazetë lidhur me fushatën elektorale. Dhe i ka rezultuar një artikull anektodik. I ka bërë përshtypje mbi të gjitha Sali Berisha që mbeti me gërshërë në dorë duke përuruar ‘vepra’ njëra pas tjetrës. Dhe thotë: “Shqiptarëve këto ditë u këshillohet që të mos blejnë frigorifer të ri.
Moda e re e protestës në Turqi: Njerëz me pamje "të topitur" nëpër sheshe
Mund ta shihni në foto. Quhet Erdem Gunduz. Është koreograf. Ka qëndruar për gati 6 orë pa lëvizur, në sheshin Taksim, pasi ky shesh ishte zbrazur me dhunë nga policia e Erdoganit. Dhe këto foto të tijat kanë fituar vëmendjen e gjithë mediave të botës. Ai është vetëm aty, i heshtur, me duar në xhepa, më këmishën të lëshuar, me çantën e shpinës të hedhur në tokë, me pamje të topitur (por një topitje që demonstron vendosmëri), dhe me vështrimin e fiksuar në një pikë, ku duket një portret i Ataturkut dhe disa flamuj të Turqisë.
Ja fati pas dy vjetësh i një prej rrugëve "elektorale" të Berishës, banorët e Bytyçit i drejtohen prokurorisë
Dy vjet pasi janë hedhur paratë nga buxheti i shtetit, si pasojë e një tolerance kriminale nga ana e dikasterit të Olldashit dhe qeverisë Berisha, segmenti nga Kami në Qafë Luzhë, në rrugën midis qytetit të Krumës dhe atij të Bajram Currit – dy qendrat e rretheve të Hasit dhe Tropojës në qarkun verilindor të Kukësit, ndodhet në gjendje tepër të rënduar, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve të vogla, shkruhet sot në gazetën “Shqiptarja.com”.
Fron Nahzi shtron pyetjen: Shqiptarët do votojnë autokratin Berisha, apo do shohin drejt Europës?
Para pak ditësh, në në shkrim për websitin e njohur amerikan huffpost.com, Fron Nahzi shfaqej i ftohtë dhe i balancuar (ose le të themi, më i ftohtë e më i balancuar se sa pritej) në analizën e tij lidhur me situatën zgjedhore në Shqipëri. Por “e ka korrigjuar” shenjestën me një shkrim tjetër me titull “Sali Berisha: His Way or the Highway”, të publikuar po në huffpost.com. Dhe këtë herë mban qëndrim qysh në titull.