Dritan Dajti, në një shpërtim emocional në sallën e gjyqit: Pas 23 qershorit do hap “kutinë e Pandorës”!...

Më 11 qershor, i afërmi i Dajtit, Lulzim Muça është ndaluar sapo ka dalë nga salla e gjyqit me urdhër të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Burime policore bëjnë të ditur se Muça dyshohet të jetë i përfshirë në disa vepra kriminale të ndodhura në Tiranë.
Lulëzimi është një i afërmi i Dajti, ndaj Dajti sot në seancën gjyqësore ka reaguar duke thënë: “Nëse merreni me të afërmit, iu bëj të ditur se me kë keni të bëni. Më quajnë dritan Dajti!” .
Pas 23 qershorit do të tregoj të vërtetën mbi vrasjen e 4 efektivëve të policisë, ka deklaruar më pas ai në sallën e gjyqit.
“Po më detyrojnë të hap “kutinë e Pandorës”, por të vërtetën për krimet do e tregoj vetëm pas 23 qershorit”, tha Dajti. Dajti akuzohet se me 7 gushtit 2009 ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale të cilët tentuan ta arrestonin të shumëkërkuarin.
Zh.
Comments
Drejtesia shqiptare ka vdekur
<p>Drejtesia shqiptare ka vdekur me kohe, shteti nuk ka force te shtypi krimin, pra shkurt dhe troc nuk ka shtet. Kjo eshte arsyeja qe individe te tille thone e bejne c'te duan. Rama duhet te beje dicka qe eshte me e rendesishme se cdo gje tjeter kur te vije ne pushtet, te vendose shtetin ligjor. Te tjerat, taksat, arsimi e cdo gje vijne me vone.</p>
Add new comment