Fron Nahzi shtron pyetjen: Shqiptarët do votojnë autokratin Berisha, apo do shohin drejt Europës?

Para pak ditësh, në në shkrim për websitin e njohur amerikan huffpost.com, Fron Nahzi shfaqej i ftohtë dhe i balancuar (ose le të themi, më i ftohtë e më i balancuar se sa pritej) në analizën e tij lidhur me situatën zgjedhore në Shqipëri. Por “e ka korrigjuar” shenjestën me një shkrim tjetër me titull “Sali Berisha: His Way or the Highway”, të publikuar po në huffpost.com. Dhe këtë herë mban qëndrim qysh në titull. Me “highway” ka parasysh autostradën Durrës-Morinë, që është bërë me nismën e Berishës, ndërsa me “his way” ka parasysh korrupsionin e ngritur në system dhe stilin autokratik të qeverisjes.
Në fund të shkrimit, ai parashtron dy opcionet para shqiptarëve më 23 qershor: të vazhdojnë në autostradën autokratike të Berishës ose të zgjedhin rrugën që e çon Shqipërinë më afër familjes evropiane.
Shkrimin e plotë në shqip mund ta ndiqni në faqen tonë web, të sapopublikuar. Ndërsa versionin në anglisht mund ta ndiqni në linkun http://www.huffingtonpost.com/fron-nahzi/albanian-prime-mini...
Re.Pu.
Comments
E mbaj mend ne Shqiperi kete
<p>E mbaj mend ne Shqiperi kete njeri. Ishte mjaft arrogant dhe i mefshet, edhe pse nuk njihte asgje. Shume vete ishin te sigurte se ai perfitonte shume nga misionet e tij ne Shqiperi. </p>
Add new comment