Ja fati pas dy vjetësh i një prej rrugëve "elektorale" të Berishës, banorët e Bytyçit i drejtohen prokurorisë

Dy vjet pasi janë hedhur paratë nga buxheti i shtetit, si pasojë e një tolerance kriminale nga ana e dikasterit të Olldashit dhe qeverisë Berisha, segmenti nga Kami në Qafë Luzhë, në rrugën midis qytetit të Krumës dhe atij të Bajram Currit – dy qendrat e rretheve të Hasit dhe Tropojës në qarkun verilindor të Kukësit, ndodhet në gjendje tepër të rënduar, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve të vogla, shkruhet sot në gazetën “Shqiptarja.com”.
Sipas kësaj gazete, pas dhjetëra kërkesave, informacioneve e shqetësime në adresë të kryeministrit, ministrit të Transportit apo institucioneve të tjera përgjegjëse, por që nuk kanë marrë ende as më të voglën përgjigje, banorët e zonës së Bytyçit kanë kërkuar nga Prokuroria e Përgjitshme të nisë një hetim lidhur me skandalin e ndërtimit të kësaj rrugës “elektorale”, me parametra tejet larg normave të përcaktuara me ligjin shqiptar.
A është rasti i vetëm ky i Tropojës?- pyet autori i shkrimit. Dhe përgjigjet” Natyrisht që jo…
Për më tepër hapni linkun: http://www.shqiptarja.com/home/1/tropojanet-berisha-u-tall-me-ne-prokuroria-te-nise-hetimet-162800.html#sthash.ne9HvLwR.dpuf
Zh.
Add new comment