Arkiv-Lajme
Zgjedhjet në Shqipëri, a do të jenë në gjendje shqiptarët të kalojnë testin për t’u anëtarësuar në BE?...
Andrew Gardner në një shkrim në “European Voice” paraqet gjendjen paraelektorale në Shqipëri dhe një historik të shkurtër të përpjekjeve të faktorit ndrkombëtar me politikanët shqiptarë për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë dhe sa më të mirë. Autori i shkrimit ngre shqetësimin se a do të jenë në gjendje shqiptarët të kalojnë testin për ambiciet e vendit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian apo jo?...
Shënim: A do të ndikojnë votat e emigrantëve në rrotacion?
TemA online raporton se në pikën kufitare të Kakavijës, burime që i referohen të dhënave të sistemit “TIMS”, tregojnë që gjatë tri ditëve të para të kësaj jave kanë hyre mbi 15 mijë emigrantë në tre pikat kufitare Kakavijë, Tri Urat dhe Sopikut. Ndërkohë që dhe në pikat e tjera kufitare si Kapshtica dhe Qafë Botë është raportuar një numër i lartë i emigrantëve që janë rikthyer para zgjedhjeve të 23 Qershorit.
Dojaka: Tallje me historinë dhe ndjenjat e njerëzve, Idrizi ndryshon datën e gjenocidit për fushatë
Prej 70 vjetësh, që nga viti 1994 e komuniteti çam e përkujton gjenocidin grek më më datë më 27 qershor, por ç’ka ndodhur, thotë kreu i Aleancës Popullore, Artur Dojaka gjatë, një interviste në emisionin “Tonight” të gazetares Ilva Tare, Shpëtim Idrizit e ka spostuar këtë datë për efekte elektorale, duke e përkujtuar atë tri ditë para zgjedhjeve të 23 qershorit. datën e kujtimit të gjenocidit grek ndaj popullsisë çame.
50 mijë emigrantë nga Greqia dhe Italia, drejt Shqipërisë për të votuar
Pavarësisht se politika shqiptare nuk u ka dhënë atyre një nga të drejtat themelore të njeriut, mundësinë të votojnë atje ku janë, përsëri një pjesë e tyre kanë ndërmarrë rrugën për ta ushtruar të drejtën e votës në atdhe. Dhe, sipas njoftimve, nuk janë pak, por 50 mijë vetë që kanë filluar të hyjnë në pikat kufitare të kalimit.
Arvizu “përvesh përsëri mëngët”, vihet në krye të 68 personave për të vëzhguar procesin zgjedhor
Në zgjedhjet e 23 qershorit regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve 8153 vëzhgues. KQZ ka akredituar dje si monitorues në zgjedhje diplomatët në Tiranë. Me dhjetëra diplomatë do të jenë të angazhuar për të vëzhguar procesin zgjedhor më 23 qershor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dje listën e diplomatëve që do të vëzhgojnë procesin zgjedhor. Sipas gazetës Shqip, lista kryesohet nga ambasadori Arvizu dhe zëvendësambasadori Henry Jardine. Sipas burimeve, pritet që të angazhohet edhe personeli i ambasadave të SHBA në Mal të Zi, Maqedoni dhe Kosovë.
DASH e vendos Shqipërinë në listen e vëzhgimit për trafikimin e qenieve njerëzore tri ditë para zgjedhjeve
Një raport të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve për Shqipërinë, është publikuar mbrëmë, tri ditë para zgjedhjeve, nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara, që thotë se Qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht kushtet minimale për eliminimin e trafikimit.
Qarku i Fierit, hambari i votave të së majtës, por edhe më refraktari në luftën politike qendrore
Gazeta “Shqiptarja.com” boton sot një shkrim të gjatë analitik për Qarkun e Fierit, një prej qarqeve më të mëdhenj në Shqipëri, ku jepet historiku i zgjedhjeve që nga viti 1992 e këtej.
Dy ditë pasi merr detyrën, jep dorëheqjen i dërguari i Kosovës në Beograd. Shkaku? Mospajtimi me Thaçin
Sipas “Zërit të Amerikës” Zyrtari ndërlidhës i Kosovës në Beograd, Lulzim Peci, vetëm dy ditë pas fillimit të punës, dha dorëheqje nga ky post. Në një letër dërguar presidentes së Kosovës, ai thekson se jep dorëheqje të pakthyeshme nga shërbimi diplomatik i Kosovës.
Agjencia kërkimore “AlbStat”: Ja shtatë arsyet që do ta nxjerrin Berishën në pension
Zgjedhësit në Shqipëri duken gati për të dërguar kryeministrin aktual Sali Berisha në pension pas tetë vitesh qeverisje. Kështu nis analiza e Institutit për Studimet Ballkanike dhe Lindjes së Mesme (IFIMES) në Lubjanë, Slloveni. Analiza për zgjedhjet në Shqipëri mban titullin: Daljen në pensione e Berishës dhe rikthimi i së majtës. Atmosfera reflekton nevojë për ndryshim pushteti, gjë e cila konfirmohet edhe nga sondazhet e fundit.
Letra e dytë e Kokalarit për Rumsfeld: Keni shkelur rëndë ligjet shqiptare, do të kërkoj hetim për ju këtu në SHBA
Geri Kokalari, pasi ka marrë të dhëna të tjera të subvensionimit të udhëtimit të ish Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-ve, i bën një letër të dytë Rumsveld-it, ku i kërkon që ai të rishikojë standartet e veta morale dhe të vërë nderin në vend, duke thënë se kush e pagoi për të ardhur dhe për të bërë fushatë elektorale në Shqipëri.