50 mijë emigrantë nga Greqia dhe Italia, drejt Shqipërisë për të votuar

Pavarësisht se politika shqiptare nuk u ka dhënë atyre një nga të drejtat themelore të njeriut, mundësinë të votojnë atje ku janë, përsëri një pjesë e tyre kanë ndërmarrë rrugën për ta ushtruar të drejtën e votës në atdhe. Dhe, sipas njoftimve, nuk janë pak, por 50 mijë vetë që kanë filluar të hyjnë në pikat kufitare të kalimit.
Burime të gazetës Dita në pikën kufitare të Kakavijës, të cilat u referohen të dhënave të sistemit “TIMS”, thonë se vetëm gjatë tri ditëve të para të kësaj jave kanë hyrë mbi 15 mijë emigrantë në tri pikat kufitare: Kakavijë, Tri Urat dhe Sopikut. Ndërkohë që dhe në pikat e tjera kufitare si Kapshtica dhe Qafë Botë është raportuar një numër i lartë i emigrantëve që janë rikthyer për të shprehur vullnetin e tyre në zgjedhjet e 23 qershorit.
Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara vihet re një rritje e interesit të emigrantëve shqiptarë në shtetin fqinj, të cilët janë vetë organizuar për të ardhur dhe votuar ditën e diel. Pritet që numri i emigrantëve që vijnë për të shprehur vullnetin e tyre me votë të arrijë deri në 50 mijë para ditës së shtunë. Burime në pikën e kalimit kufitar thonë se pjesa dërrmuese e autobusëve të mbërritur në këto pika kufitare, sidomos nga Greqia, janë të identifikuar si votues të Partisë Socialiste.
Zh.
Comments
A keni pyetur se kush ja
<p>A keni pyetur se kush ja ka paguar udhetimin ketyre emigranteve qe vine per te votuar apo edhe ju vet e dini se cilet. Po keta te nates sepse vetem dita nuk mund te quhet ajo gazete nga e dine se do te votojne PS apo edhe ata duke qene pjestare te stafit trnsportues te PS e dine qe do te votojne PS sepse jane pikerisht ata qe ja kane paguar udhetimin me vogelushin Erjon ne krye.</p>
Add new comment