Arkiv-Lajme
M. Nano: T. Papavrami e A. Sala nuk janë si ata [Sabiani, Elvana, Bleona, Genta, Greta etj] që pozicionohen për hononaret e koncerteve të Berishës
Në një shkrim të sotëm te Shqip, Mustafa Nano merr në optikën e tij marrëdhëniet e personaliteteve artistike me politikën. Ai, bën një paralele mes “djallëzisë” së PD për të tërhequr në vorbullën e fushatës Elhaida Danin, fill pas suksesit të saj në The Voice of Italy dhe Anri Salës e Tedi Papavramit, për të cilët Nano vëren “një mobilizim internautësh dhe tek-tuk kolumnistësh gazetash, për t’iu derdhur në mënyrë harbute [Tedi Papavramit e Anri Salës], ngaqë këta të dy kanë vendosur të mbajnë anë në këtë garë elektorale”
Foto të reja të Kryeministrit me Simon Stefanin. Ish shoqëruesi i Hysni Kapos: “na thoshin bëni kujdes nga ai”
“Bijtë e bllokut” ka qenë akuza populiste e Berishës për kundërshtarët për një kohë të gjatë. Megjithatë, fotografitë që dalin herë pas here tregojnë se kush ka qenë më afër Bllokut. Madje, shumë afër. Sot gazeta Dita ka botuar disa foto të paditura më parë të Kryeministrit në shoqërinë e anëtarit të Byrosë politike, Simon Stefani. Në një nga fotot (kjo më sipër) e bërë në vitin 1987 dallohet Sali Berisha në vilat qeveritare në Vlorë me Simon Stefanin me pushime, plus stafi i sigurisë personale të Stefanit dhe ekipi i mjekëve.
Zyrtarja e Dept. Të Shtetit për llogari të Podesta-s në Tiranë, duke shkelur ligjin amerikan
Top Channel ka zbuluar që një ish-punonjëse e Departamentit të Shtetit, Bay Fang (në foto), është tashmë në Shqipëri por për llogari të Podesta-s. Pasi ka lënë punën në Departament me 3 qershor, ajo është dërguar me urgjencë në Shqipëri, në një kohë kur kishte nisur fushata elektorale dhe marrëdhëniet mes kryeministrit Berisha dhe kryediplomatit amerikan, Arvizu, kanë hyrë në një klimë të acartë.
Gianni de Biasi në Jamais Vu: Pres të rinovoj kontratën, por fillimisht ëndërroj Brazilin
Traineri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni de Biasi ishte ftuar në programin Jamais Vu të Mustafa Nanos, që sapo është transmetuar në Ora News. Nën provokimin e fotove dhe imazheve, De Biasi foli për profesionin e trainerit, për Tiranën, për Shqipërinë, për Italinë, për Maradonën e Messi-n, për futbollin në përgjithësi, për djemtë e kombëtares, për shpresat për të arritur në Brazil (“të ëndërrosh nuk të bën keq”, tha ai, duke nxjerrë në shesh faktin që ai e mendon shpesh një kualifikim të mundshëm, sidoqë mbetet një gjë e vështirë).
Përgënjeshtrohet lajmi mbi situatën shëndetësore të Presidentit; e bën vetë ky i fundit
Të gjitha mediat kanë dhënë në orët e mbrëmjes lajmin, sipas të cilit Presidenti i Republikës ka bërë një vizitë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës. Disa e kanë trajtuar lajmin “shtruar e pa alarmizma”, por ka pasur dhe agjenci, të cilat e kanë paraqitur situatën si dramatike. Presidenti është kthyer sot nga një vizitë disaditore në Izrael, e me të mbërritur ka marrë pjesë në një mbledhje të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, dhe më pas – ky ishte lajmi që dhamë dhe ne të Respublica-s duke iu referuar këtyre agjencive - është drejtuar për në spital.
Presidenti Nishani i nënshtrohet një ekzaminimi në QSUT; Presidenca, gjendja e presidentit është e mirë
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka shfaqur probleme shëndetësore pas mbledhje së sotme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe është shtruar me urgjencë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Sipas burimeve paraprake mësohet se presidenti Nishani është dërguar me urgjencë në repartin e neuro-kirurgjisë në QSUT. Ende nuk ka të dhëna në lidhje me konsultat mjekësore, ndërsa burime nga presidenca e mohojnë lajmin duke deklaruar se gjendja e presidentit është e mirë dhe se vetë Presidenti Nishani do të japë një konferencë për shtyp në ora 22.30
Zh.
Zgjedhjet në Shqipëri në lupën e agjencive botërore të informacionit
Këtë fundjavë Shqipëria do të jetë në qendrën e vëmendjes të shtypit botëror. Shumë agjenci prestigjioze botërore të informacionit si Associated Press, Agence France-Presse (AFP), BBC, USA Today, Euractiv etj. kanë ditë që iu kanë kushtuar vend dhe vëmendje të veçantë zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Disa prej tyre kanë zbritur edhe në terren duke u raportuar herë pas here agjencive të tyre. Ajo që vihet re, ndryshe nga herët e tjera, titujt nuk paraqesin incidente apo ngjarje të rënda. Fushata cilësohet e qetë.
Pala shqiptare bllokon në kufi emigrantët e kthyer për të votuar, PS e quan veprim të qëllimshëm
Ndërsa mijëra emigrantë po kthehen nga Greqia për të votuar të dielën, puna në mënyrë të papritur në pikën kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës është bllokuar. Pala shqiptare, e cila ka bllokuar punën për të lejuar hyrjen e emigrantëve në kufi, thotë se ka probleme me sistemin TIMS.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Socialiste, e cila thotë se ky është një veprim i qëllimshëm, duke qenë se emigrantët e kthyer pritet të votojnë pikërisht për socialistët, të cilët edhe kanë siguruar udhëtimin falas të tyre.
Ambasadorit Alexandër Arvizu së shpejti i mbaron mandati, në vend të tij do të jetë Donald Lu
Ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu, e përfundon mandatin e tij në fund të muajit korrik ose në fillim të muajit gusht kur edhe pritet të largohet nga Shqipëria.
Vendin e ambasadorit Arvizu si i dërguari i SHBA në vendin tonë, mësohet se do ta zërë Donald Lu, i cili aktualisht shërben si ambasador në Nju Dehli të Indisë.
Alexandër Arvizu e nisi mandatin e tij në Shqipëri në vitin 2010, në vend të John Withers.
Kush është Lu?
BE kërkon kryesoren e këtyre zgjedhjeve, pranimin dhe respektimin e rezultateve
Në një intervistë për Deutche Welle ambasadori Sequi theksoi rëndësinë e zhvillimit të një procesi zgjedhor të pranueshëm dhe të besueshëm, në mënyrë që të ketë respektim të rezultatit. Ai u ndal tek problematikat që sjell në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor KQZ me 4 anëtarë, pasi sipas tij ky institucion duhet të marrë vendime me shumicë prej 5 votash, por nuk i ka. Edhe pse sipas ambasadorit të BE në Tiranë, ende nuk ka sinjale nga palët për plotësimin e KQZ, Sequi shprehet se ka pritshmëri, pasi nuk është kurrë vonë që KQZ të funksionojë e kompletuar.