BE kërkon kryesoren e këtyre zgjedhjeve, pranimin dhe respektimin e rezultateve

Postuar në 21 Qershor, 2013 11:39

Në një intervistë për Deutche Welle ambasadori Sequi theksoi rëndësinë e zhvillimit të një procesi zgjedhor të pranueshëm dhe të besueshëm, në mënyrë që të ketë respektim të rezultatit. Ai u ndal tek problematikat që sjell në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor KQZ me 4 anëtarë, pasi sipas tij ky institucion duhet të marrë vendime me shumicë prej 5 votash, por nuk i ka. Edhe pse sipas ambasadorit të BE në Tiranë, ende nuk ka sinjale nga palët për plotësimin e KQZ, Sequi shprehet se ka pritshmëri, pasi nuk është kurrë vonë që KQZ të funksionojë e kompletuar.

Duke u ndalur tek situata parazgjedhore në vend, ambasadori Sequi theksoi se ky proces po ndiqet nga ndërkombëtarët, dhe do të vijojë të monitorohet edhe ditën e zgjedhjeve si dhe pas procesi. Presim që procesi zgjedhor të kryhet sipas standardeve, pasi zgjedhjet në Shqipëri përbëjnë një pikë kyçe për demokracinë dhe integrimin e vendit, u shpreh ambasadori Sequi.

Pyetjes së DW se a mund të arrijë amplituda e mosbesimit të votuesve deri në mospranim të rezultatit, në kontestim të tij nga njëra apo tjetra palë, në fakt nga ajo që do të humbasë zgjedhjet? Ettore Sequi i u përgjigj: Mënyra si partitë politike po zhvillojnë fushatën elektorale, si KQZ menaxhon dhe administron procesin, si do të regjistrohen votat, si do të zgjidhin mosmarrëveshjet dhe ankesat, si do të bëhet numërimi, si partitë politike dhe publiku do të presin rezultatin final; të gjitha këto do të dërgojnë një mesazh shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë, unë do të thoja për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Jam shumë i sigurt se të gjithë e dinë, e kuptojnë këtë.

Zh.

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Vertet???? Dmth te pranojme rezultat te vjedhur dhe te manipuluar????</p><p>Akoma nuk moret vesh se keni te beni me nje diktator si Berisha?? Jeni bere per turp.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.