Zgjedhjet në Shqipëri në lupën e agjencive botërore të informacionit

Këtë fundjavë Shqipëria do të jetë në qendrën e vëmendjes të shtypit botëror. Shumë agjenci prestigjioze botërore të informacionit si Associated Press, Agence France-Presse (AFP), BBC, USA Today, Euractiv etj. kanë ditë që iu kanë kushtuar vend dhe vëmendje të veçantë zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Disa prej tyre kanë zbritur edhe në terren duke u raportuar herë pas here agjencive të tyre. Ajo që vihet re, ndryshe nga herët e tjera, titujt nuk paraqesin incidente apo ngjarje të rënda. Fushata cilësohet e qetë.
Associated Press raporton se, zgjedhjet e 23 qershorit janë test për vendin e Ballkanit që ka një histori fushatash me probleme.
“Muaji i fushatës elektorale ka qenë relativisht i qetë, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, të cilat janë shoqëruar shpesh me dhunë. Por gjithtësesi ka pasur raporte se, ndaj punonjësve të administratës dhe nxënësve të shkollave është ushtruar presion për të marrë pjesë në mitingjet e qeverisë”, raporton Associated Press.
Zh.
Comments
Po ka nderkohe protesta te
<p>Po ka nderkohe protesta te dhunshme ne Brazil, ku kane protesuar 1 milione vete, ka te vdekur dhe te plagosur nga dhuna e eger e Policise.<br />Shpresojme qe ResPublica te informoje po ashtu si per protestat e Turqise;<br />ashtu sikunder besojme se edhe z. Kristi Pinderi me zonjushen Karaj, do kene kurajon te protestojne dhe solidarizohen me keto ngjarje te renda neper sheshet e Tiranes.</p>
Add new comment