Arkiv-Lajme
Deputeti kosovar Arben Gashi voton në Shqipëri!
Deputeti kosovar Arben Gashi raportohet të ketë votuar në zgjedhjet në Shqipëri. “Une votova, shume qete ishte” është mesazhi i tij në rrjetin social Twitter shoqëruar me foton më sipër. Votimi i deputetit të LDK ka ndodhur në njësinë 11 dhe është raportuar dhe nga kanali informativ në tring, “Kanali 7”. Votimi i tij ngre pikëpyetje mbi mënyrën sesi “pasaportizimi” i hershëm kosovarëve për arsye kombëtare, po kthehet në një armë elektorale të pandershme.
Edhe në CEZ presion me kartat e ID që të votojnë PD
DITA denoncon sot presionin elektoral që është ushtruar ndaj administratës, duke sjell dhe një shembull të ri. Në foton më sipër është një deklaratë e bërë nga një grup punonjësish të CEZ-it të drejtuar nga Sahit Dollapi. Nga teksti kuptohet që punonjësit e CEZ-it ashtu si gjithë administrata, janë detyruar të dorëzojnë kartat e identitetit, madje dhe të përpilojnë lista familjarësh që do të votojnë për PD.
Shtohet numri i kosovarëve që vijnë sot për... plazh?
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, rreth 6 mijë qytetarë nga Kosova kanë kaluar përmes pikës kufitare të Vërmicës për në Shqipëri, njofton Top Channel. I pyetur nga media, një rreshter policie ka deklaruar dje në drekë se vetëm “brenda 24 orëve të fundit kanë kaluar nga Kosova në Shqipëri rreth 3 mijë automjete dhe 6 mijë persona. Këto janë të dhënat që kemi për 24-orëshin e fundit”, ndërsa fluksi vazhdoi të rritej në orët në vazhdim.
Optimizëm analistësh (pa Henri Çilin): “Fryn erë ndryshimi”
Sot gazeta Shqip ka hapur një forum me opinionet e 5 gazetarëve e analistëve, Stefani, Nano, Minxhozi, Çipa dhe Yzeiri. Dhe e përbashkëta e opinionit të tyre i është vënë dhe si titull forumit, “fryn erë ndryshimi”.
Andrea Stefani : “Të votosh Sali Berishën sot do të thotë të pranosh se qeveria ka të drejtë të të vrasë.”
Mustafa Nano:“Në thelb këto zgjedhje kanë vetëm një pikëpyetje: Do ta rrëzojnë, apo do ta konfirmojnë shqiptarët Berishën e regjimin e tij?”
Dhuna ndot zgjedhjet. Thyhen kamerat e Top channel, filmuan të grupin që nuk lejonte të majtët të hynin në qendër votimi
Dita zgjedhore ka nisur me tensione, dhunë dhe është regjistruar dhe vrasja e parë në Laç. Komisioneri i Lëvizjes Socialiste për Integrim është vrarë me automatik rreth orës 08:50 minuta sipas A1 report para Qendrës sl Votimit në gjimnazin e qytetit të Laçit "At Shtjefën Gjeçovi". Njoftohet dhe për 3 të plagosur. Sipas burimeve të policisë viktima është Gjin Pjetër Gjoni, 52 vjeç, ndërsa mësohet se është plagosur rëndë dhe Mhill Fufi, kandidati i PD-së, njëkohësisht nënkryetari i qarkut. .
Erdogani nuk heq dorë nga versioni konspirativ; me këtë shpjegon dhe ngjarjet në Brazil (!!)
Sot mijra të rinjë turq kanë dalë sërish në sheshin Taksim, ku janë ndeshur me policinë në një kohë që kryeministri RexhepTaip Erdogan ishte në një qytet tjetër, duke u mbajtur një fjalim mijra të tjerëve. Dhe atje i mëshoi logjikës së konspiracionit e komplotit:
"Ata që dështuan në Turqi, po e bëjnë të njëjtën gjë në Brazil. Është e njëjta lojë. Simbolet janë po ato, manifestuesit janë të njëjtë në logjikën e tyre. E pastaj, kemi sërish twitter-in, facebook-un, mediat ndërkombëtare. Protestat janë të drejtuara nga e njëjta qendër.”
Parlamenti i ardhshëm sipas qarqeve elektorale: ku priten ndryshime
1. Në qarkun e Beratit ka 149977 votues, dhe 302 qëndra votimi në qarkun e Beratit. Në zgjedhjet Parlamentare 2009, nga 8 deputetë që ka qarku i Beratit, 4 mandate i fitoi PS, 3 mandate PD dhe 1 mandat LSI. PD-së i duhet të mbrojë mandatin e tretë të vetin.
Gjeste dhune pak orë para ditës së votimit
Kur kanë mbeur dhe pak orë nga fillimi i votimit, janë raportuar disa incidente të dhunshme. Janë incidente që ka janë verifikuar në Shkodër, Kukëës, Peshkopi. Një komisioner i Partisë Socialiste në fshatin Nange të Komunës Bicaj të Kukësit, është sulmuar në oborrin e shtëpisë së tij, ku katër persona, pasi e kanë goditur me qytë pistolete dhe e kanë gjakosur, e kanë kërcënuar të mos flasë. Por ai ka dëshmuar: “Më kanë sulmuar me qyta pistolete në disa vende. ‘Ti mos fol, mos e hap gojën se po fole do të të vrasim’, më thanë”, thotë ai. Dhe vijon: “Ky gjak nuk do të shkojë huptas!
Rama publikon foto me Fevziun, në rrjetet sociale plas humori
Ka qenë gazeta Dita e para që ka vënë re hilaritetin ndaj fotos së Ramës me Fevziun, foto e bërë në mbyllje të intervistës-maratonë, që Rama dha parmbrëmë në “Opinion”. Fotoja ku Rama del duke i hequr veshin Fevziut e që po vetë e pat publikuar në faqen e tij në FB, është rimarrë dhe është manipuluar në mënyrë dixhitale duke zëvendësuar fytyrën e Fevziut me atë të “Doktorit”.
Dita vëren se humori ka qneë arma më e fortë në rrjetet sociale të kësaj fushate, para se të vërë re me humor se kjo foto na ndihmon të kuptojmë si do dukej Kryeministri “pa flokë”.
Ne.Su.
Kosovë, askush nuk e di se për çfarë janë marrë vesh Thaçi me Daçiç, as komisioni parlamentar për punët e brendshme
Në komisionin parlamentar të Kosovës për punët e brendshme, siguri dhe mbikëqyrje të FSK-së, nuk kanë ndonjë informatë zyrtare se për çfarë janë marrë vesh realisht kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç në lidhje me policinë, gjykatën dhe zgjedhjet lokale, njofton Top Channel. Kjo mungesë transparence është së pari një tregues negativ i shoqërisë së “hapur” të re kosovare.