Edhe në CEZ presion me kartat e ID që të votojnë PD

DITA denoncon sot presionin elektoral që është ushtruar ndaj administratës, duke sjell dhe një shembull të ri. Në foton më sipër është një deklaratë e bërë nga një grup punonjësish të CEZ-it të drejtuar nga Sahit Dollapi. Nga teksti kuptohet që punonjësit e CEZ-it ashtu si gjithë administrata, janë detyruar të dorëzojnë kartat e identitetit, madje dhe të përpilojnë lista familjarësh që do të votojnë për PD.
Sigurisht, ky është vetëm presion sepse marrja a numrave të kartës së ID siç ka ndodhur dhe në bizneset private të njerëzve pranë PD, nuk do të thotë asgjë, përveçse ata që e marrin mund të verifikojnë nëse dikush voton a jo.
Nga faksimilja mësohet se një elektricist i CEU paska vdekur në detyrë, dhe askush nuk e raporton, madje mbahet i fshehtë lajmi.
k.c.
Add new comment