Dhuna ndot zgjedhjet. Thyhen kamerat e Top channel, filmuan të grupin që nuk lejonte të majtët të hynin në qendër votimi

Dita zgjedhore ka nisur me tensione, dhunë dhe është regjistruar dhe vrasja e parë në Laç. Komisioneri i Lëvizjes Socialiste për Integrim është vrarë me automatik rreth orës 08:50 minuta sipas A1 report para Qendrës sl Votimit në gjimnazin e qytetit të Laçit "At Shtjefën Gjeçovi". Njoftohet dhe për 3 të plagosur. Sipas burimeve të policisë viktima është Gjin Pjetër Gjoni, 52 vjeç, ndërsa mësohet se është plagosur rëndë dhe Mhill Fufi, kandidati i PD-së, njëkohësisht nënkryetari i qarkut. . Kandidati i PS-së Prenga ka thënë për A1 Report se "Komisionerët e PS-së dhe LSI-së janë tërhequr nga të gjitha qendrat e votimit të Kurbinit."
Ndërkohë makina e sekretarit të PS-së rrethit të Vlorës, Kreshnik Tepelena, ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi në të ishte vendosur lëndë plasëse në mëngjesin e sotëm, njofton Top Channel.
Ekipi i top Channel në Laç është dhunuar. Gazetarja e Top Channel Arta Berisha raportoi pak minuta më parë se një grup personash kanë sulmuar fizikisht operatorin Lorik Bajrami, ndërsa i kanë thyer kamerën me të cilën po regjistronte. Sipas gazetares shkak për këtë sulm është fakti se ekipi xhiroi këtë grup personash ndërsa iu thoshte zgjedhësve në qendrën e votimit në Sanxhak, se nëse ishin të majtë nuk mund të hynin të votonin e nëse ishin të djathtë, po.
k.c.
Add new comment